osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Revolucioni infrastrukturor! Katër stadiume të reja moderne brenda 8 viteve

Revolucioni infrastrukturor! Katër stadiume të reja moderne brenda 8 viteve

Rreth 9 vjet më parë një delegacion i nivelit të lartë të UEFA-s vizitonte Shqipërinë.

Shqetësimi ishte i madh për faktin se vendin ynë nuk kishte një stadium që përmbushte kriteret e qeverisë së futbollit europian dhe Kombëtarja shqiptare rrezikonte të luante jashtë vendit.

Stadiumi “Qemal Stafa” ishte mjaft i amortizuar dhe nuk mund të priste më ndeshje ndërkombëtare. Asokohe Shqipëria e futbollit po bëhej gati të niste aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Pas këmbënguljes së vazhdueshme të FSHF-së për nevojat jetike, qeveria vendosi të rindërtojë nga e para stadiumin e Elbasanit në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit.

Pas një pune voluminoze dhe brenda një viti u bë i mundur inaugurimi i stadiumit të ri, që tashmë mban emrin “Elbasan Arena”. Impianti i ri, që është i kategorisë 4 të UEFA-s e që ka një kapacitet prej 12,500 vendesh, u inaugurua me ndeshjen e 11 tetorit 2014 Shqipëri-Danimarkë (që përfundoi në barazim 1-1), e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016. Më në fund kombëtarja shqiptare kishte një shtëpi të sajën dhe Shqipëria u bë me një stadium modern.

Por ky ishte vetëm fillimi pasi FSHF vijoi me fushatën e saj për rikonstruksionin apo ndërtimin e stadiumeve të reja moderne. Sërish në bashkëpunim me qeverinë, por edhe me UEFA-n u bë e mundur marrëveshja dhe nisja e punimeve për rindërtimin nga e para e stadiumit “Loro Boriçi”.

Puna nisi në maj të vitit 2015, ndërsa impianti ishte gati për të pritur ndeshjen e parë në gushtë të vitit 2016. Një impiant tjetër modern me një kapacitet pret 16,000 vendesh dhe i kategorisë 4 të UEFA-s, njësoj si “Elbasan Arena”. Sfida hapëse ishte miqësorja Shqipëri-Marok, që përfundoi në barazim 0-0 dhe u luajt më 31 gusht 2016.

Ndërkohë, fushata e FSHF-së për revolucionin infrastrukturor nuk u ndal këtu, duke vijuar dialogun me qeverinë edhe për stadiumin “Qemal Stafa”, që tashmë në kushte të degraduara duhej ndërtuar nga e para.

Pas shumë raunde bisedimesh u gjet marrëveshje për stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, që nisi ndërtimin në prill të vitit 2016 pas marrëveshjes mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë “Albstar”, për ndërtimin e stadiumit të ri të kryeqytetit.

Në përfundim të punimeve stadiumi mori emrin “Air Albania”, një vepër gjigande infrastrukturore që u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor 2019 në një atmosferë të rrallë me praninë e mbi 22 mijë spektatorëve të pranishëm në “xhevahirin” e futbollit shqiptar.

Një impiant që më pas do t’i siguronte Shqipërisë mikpritjen e një ndeshjeje të madhe të europiane, siç është finalja e UEFA Conference League, që do të luhet më 25 majin e ardhshëm në Tiranë.

Pa mbaruar jehona e stadiumit “Air Albania” nisi puna për ndërtimin nga e para e stadiumit të ri të Kukësit, një tjetër investim i bashkëfinancuar nga FSHF dhe qeveria shqiptare.

Pas disa vitesh pune tashmë stadiumi modern e që përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s është gati dhe do të inaugurohet të shtunën me ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore”, Kukësi-Laçi.

Një vepër e shkëlqyer infrastrukturore që i shtohet “koleksionit” të stadiumeve moderne shqiptare. Investime gjigande që i japin mundësi FSHF dhe Shqipërisë të mirëpresë turne të rëndësishëm ndërkombëtare në nivel kombëtaresh në të ardhmen.

Vetëm 8 vjet më parë Shqipëria nuk kishte asnjë stadium dinjitoz për të pritur ndeshje ndërkombëtare dhe brenda pak vitesh dhe falë investimit të FSHF-së tashmë vendi ynë ka katër stadiume të shkëlqyera që janë një nxitje e madhe për zhvillimin e futbollit në vend.