Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, ka bërë kërkesë në Gjykatë për pezullimin e dënimit me burg. Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.
Në kërkesën e Saimir Tahirit thuhet: Pezulloni ekzekutimin e vendimit, pasi po më cënohen interesat e mia. Ish-ministri u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme.
“Pezulloni vendimin, eshte kunder interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse me ka denuar jashte kompetencave te saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.
“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.
Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet ne vijimin e kerkeses bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykates.