osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Itali, 2 emra për postin e kryeministrit

Itali, 2 emra për postin e kryeministrit

Pas një takimi kolegjial, në sy të të gjithëve, Matteo Salvini ka marrë mbrëmjen e së premtes në unanimitet “dritën jeshile” nga Këshilli Federal i “Lega Nord” për kontratën e “qeverisë së ndryshimit” me “Lëvizjen 5 yjet”.

Udhëheqësi legist u ka kërkuar të gjithë të pranishmëve, nga sekretarët e presidentët kombëtarë, te guvernatorët dhe kryetarët e grupeve në Parlament, të shpreheshin mbi punën e bërë deri më tani.

Gjatë kësaj fundjave, fjalën e kanë rreth 1.000 forumet e organizuara nga partia. Salvini nuk ka përmendur ende asnjë emër mbi kryeministrin e mundshëm, por ka dalë në konkluzionin se programi qeverisës “është thelbësisht legist” dhe “mirëpret politikën e ‘italianët të parët’, si dhe përmbush 90% të kërkesave” të partisë shkruan TCH.

Ndaj, atyre që i kërkonin të mos hiqte dorë nga posti më i lartë qeveritar dhe këmbëngulnin për këtë zgjidhje me “5 yjet”, ai iu është përgjigjur me një metaforë. “Kur rruga është e asfaltuar mirë, s’ka rëndësi se kush e drejton mjetin”.

E rëndësishme është gjithsesi se ekzekutivi që pritet të formohet nuk do të jetë një “qeveri e Di Maio”-s, edhe pse në radhët e “Lega Nord” ekziston ende shqetësimi se nga “Quirinale” (pallati presidencial italian) do të vijë sugjerimi për një zgjidhje me kreun e “5 yjeve” në udhëheqje.

Salvini, siç referojnë ata me të cilët ka biseduar, e ka përfshirë në tratativa profilin e kryeministrit nga “5 yjet” për t’i propozuar Sergio Mattarellës. Atë të një “figure të profilit të lartë, ndoshta një profesori universitar, i cili të mos jetë pjesë organike e partisë”.

E parë nga ky këndvështrim, identikiti i kryeministrit nuk duket shumë larg Andrea Roventinit, i cili preferohet nga “5 yjet” në postin e ministrit të Ekonomisë, apo edhe ai i Giuseppe Contes, docent i së Drejtës Private në Firence dhe Romë.

“Lëvizja 5 yjet”, nga ana e saj, nuk heq dorë nga drejtimi i “pallatit Chigi” (Kryeministria), e pretendon se ka përfshirë në programin qeverisës të gjitha premtimet e bëra. E këtë e shfaq edhe Luigi Di Maio përmes një videoje të gjatë në “Facebook”.

“Në fund kemi mundur të realizojmë pikërisht atë që premtuam gjatë fushatës zgjedhore”. Por a është mbyllur pakti edhe për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar? “Jo, ende jo. Megjithatë ekziston një zgjidhje dhe jemi vetëm një hap larg akordit. Ndoshta qeveria shpallet sot”. Nyjet e fundit për t’u zgjidhur, përveç kryeministrit, janë edhe postet ministrore, veçanërisht ai i Ekonomisë.