Monika Kryemadhi ka denoncuar disa punonjës të Presidencës të cilët sipas saj kanë shpërndarë para në fushatë zgjedhore për të blerë vota për Alqi Bllakon.
“Edhe njerëz që ka punësuar Bllako në Presidencë dhe janë pjesë aktive e PS-së, dhe janë angazhuar në fushatë elektorale.
Morën lejen e zakonshme në Presidencë dhe shkonin shpërndanin para, nënpunës të Presidencës shpërndanin para për të blerë vota për Alqi Bllakon”
Madje Monika Kryemadhi, tha mbrëmjen e djeshme se dokumentet dhe faturat financiare për aferën e inceneratorëve ia kanë dërguar në email. Kryemadhi u shpreh se këto dokumente i janë dërguar nga një adresë e panjohur nga jashtë Shqipërisë.
Monika Kryemadhi: Dhe çështjet e inceneratorëve, jo se ne jemi më të zotët, por fati ishte që bashkëpunimi ynë solli në atë pikë që ne patëm dokumente dhe faturat financiare.
Blendi Fevziu: Nga i gjetët ju faturat financiare?
Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës mua më kanë ardhur me email, IP është jashtë Shqipërisë. Edhe është institucion zyrtar.
Lorenc Vangjeli: Institucion zyrtar?
Monika Kryemadhi: Informativ.