Ditën e djeshme deputetët e grupit parlamentar të PS propozuan nga tre emra “sekret”, për presidentin e ri të Shqipërisë.
Ndërkohë, nga votimi i parë i deputetëve të Partisë Socialiste për kandidaturat e mundshme për presidentin e ri të vendit kanë dalë 67 emra të ndryshëm personalitetesh.
Mësohet se kandidatja me votuar nga grupi parlamentar socialist për Presidente, ka dalë Mimi Kodheli.
Pas Kodhelit, vjen Vali Bizhga dhe Valentina Leskaj, të dyja me vota të barabarta.