U shfaq në protesta duke akuzuar qeverinë për korrupsion, padrejtësi etj., por tashmë do të paguhet nga paratë publike që qeveria ndan me oligarkët, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste.
Kështu u gremis edhe morali i aktorit me pupullaritet Florian Binaj, nga simbol dhe flamurtar i protestave kundër varfërisë dhe korrupsionit qeveritar, në prehrin e oligarkut që ka futur duart në buxhetin e shqiptarëve dhe pronat publike, në bashkëpunim me qeverinë dhe degët e saj.
Duke shpjeguar motivet e largimit nga Portokali dhe Top Channel, Binaj tha ndër të tjera se “Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të aurorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…”.
Misioni i vërtetë paskërka qenë pazaret me Klodian Allajbeun, oligarkun e koncensioneve dhe tenderave dhjetëra miliona euro në shëndetësi.
Binaj do të drejtojë bashkë me Arilena Ara emisionin investigativ “Piranjat” në “ABC News, televizionin që u ble nga Klod Allajbeu.
Mbetet për t’u parë se si ky emision do ta investigojë korrupsionin qeveritar, në një kohë që do paguhet me paratë e koncensioneve korruptive që qeveria i ka dhënë oligarkut që kontrollon televizionin bashkë me emisionin.