Gati 80 për qind e nxënësve në Kosovë kanë problem me (drejt)shkrim dhe lexim.
Ndërsa injoranca rritet, në shumë media (portale, televizione private) përhapen me agresivitet përmbajtjet kuazifetare.
Kultura e kismetit duke e trembur miletin mbi ditën e afërt të kiametit.
E vërteta është se nuk ka as ditë të kiametit, as nafakë të keqe.
Bestytnitë e tilla janë “arsyetim ngushëllues” për dembeli mendore. Nga dembelia mendore buron mungesa e kreativitetit dhe kulturës së punës.
Aty ku mungon kultura e punës, si “arsyetim” përmenden kismeti, kiameti dhe profeti. /Enver Robelli