osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Xhevahiri” i ri i Edi Ramës me njollë në biografi, Belinda Balluku në lidhje intime me persona me të kaluar kriminale dhe të rrezikshëm

“Xhevahiri” i ri i Edi Ramës me njollë në biografi, Belinda Balluku në lidhje intime me persona me të kaluar kriminale dhe të rrezikshëm

Të gjitha partitë në vend i kanë shembujt e tyre negativ, se si nuk duhet të jetë një personazh në jetën e tij politike, por Partia Socialiste i tejkalon të gjitha pritshmëritë, për ta konsideruar si partinë më të kriminalizuar në rajon dhe Evropë, ku trafikantë dhe kriminelë emërohen deputet apo kryetar bashkie, u ofrohet mburojë dhe u hapen dyert e ministrive, ku kryeministri pasi bashkëpunon prej vitesh hiqet sikur nuk i ka njohur kurrë pasi arrestohen, ku ministra mohojnë të kenë dijeni se familjarët e tyre janë të dënuar për trafik droge, apo kushurinj trafikant që merren me trafik dhe janë sponsorizues të fushatave zgjedhore. Ky është morali përballë krimit në familjen e madhe socialiste.

Ama kur vjen puna për të hapur ndonjë dritare ti “flakin çelësat në det”, e jo më të guxosh të lidhësh energjinë elektrike pa paguar faturën bashkë me kamatvonesat, se nuk e sheh dritën e diellit me sy. Ka shtet këtu, jo llafe! Ndërsa për krime si trafik droge, vrasje apo ndonjë grabitje e keni rrugën e shtruar, se askush nuk e vë ujin në zjarr dhe po u arrestove, edhe ti njësoj si ata do të bësh sikur nuk i ke parë kurrë. E di pse? Sepse shteti dhe gryksat që na udhëheqin dhe na kanë udhëhequr, deri më tani kanë zgjedhur t’i vendosin shkelmin në grykë qytetarëve të tyre, duke i shantazhuar dhe terrorizuar nisur nga parimi: “Jetën ose kuletën”, ndërsa kriminelëve u kanë hedhur dorën në qafë e rrahur shpatullat për t’iu mbushur arka e xhepe.

Por për t’iu bindur se PS ka një curriculum të pasur me kontigjentë kriminalë, po ju bëjmë një rikujtesë të shkurtër të të gjithë ligjvënësve apo zyrtarëve të lartë të arrestuar apo që kishin lidhje me kriminelë, të larguar gjatë qeverisjes Rama 1…2…3!

1. Armando Prenga, deputet i Partisë Socialiste (arrestuar në kushtet e flagrancës pasi u përfshi në një konflikt me armë në komisariatin e Laçit).

2. Arben Ndoka, deputet i Partisë Socialiste (nën hetim për fshehjen e një dënimi në Itali, dha dorëheqjen para se t’ia kërkonin, u arrestua bashkë me vëllain dhe persona të tjerë me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë).

3. Mark Frroku deputet i Partisë Demokristiane, parti në koalicion me PS (u arrestua dhe u dënua me 6 vjet burg për tre akuza “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm).

4. Tom Doshi, anëtarë dhe deputet i PS deri në vitin 2015 kur më pas u vetshpall deputet i pavarur (arrestuar për komplotin për vrasjen e tij nga Ilir Meta).

5. Saimir Tahiri ministër i Brendshëm (i hetuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, po vuan dënimin me burg për shpërdorim detyre).

6. Fatmir Xhafaj, ish ministër i Brendshëm (i kërkuan dorëheqjen pasi dyshohej se ministri i rendit pengonte ekstradimin e vëllait të tij të dënuar me 7 vjet heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike).

7. Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit i Rama 1 nën siglën e LSI (aktualisht nën masën arrest me burg, akuzuar gjatë kohës që mbante mandatin e deputetit të PS për llogari të SPAK, për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.

8. Alqi Bllako, deputet i PS (aktualisht nën masën arrest me burg për llogari të SPAK, arrestuar me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit).

9. Ish deputeti i PDIU Aqif Rakipi (mik i ngushtë i familjes Rama, i shpallur familjarisht “non grata” nga SHBA, në pamundësi për të kandiduar pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim në një shtet fqinj, vuri brenda listës së Partisë Socialiste djalin e tij Orlando Rakipi, sot ligjvënës në Kuvend). Partia Socialiste nuk e konsideroj të arsyeshme heqjen e mandatit të Orlando Rakipit si i shpallur “non grata” nga SHBA.

10. Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë Durrës (bashkia e dytë më e rëndësishme në vend, i shpallur familjarisht “non grata” për shkak të përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm).

11. Agim Kajmaku, Kryetari i Bashkisë Vorë (Më 12 nëntor 2019, Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg në mungesë, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizmit, që ishte dënuar me burg në Greqi për falsifikim të kartmonedhave).

12. Shukri Xhelili, Kryetar i Bashkisë Dibër (i burgosur për “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”).

13. Qerim Ismailaj, Kryetar Bashkisë Mallakastër (I dënuar me 3 vite heqje lirie në Greqi)

14. Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë (dënuar me punë në komunitet për falsfikimin e formularit të dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso).

15. Fatos Tushe, Kryetar i Bashkisë Lushnje (arrestuar për llogari të SPAK, pasi akuzohet për korruspion dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim).

16. Valdrin Pjetri, Kryetar i Bashkisë Shkodër (i dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për mbajtje lëndësh narkotike. Gjykata e Tiranës urdhëroi pushimin e çështjes për mosdeklarim në formularin e dekriminalizimit, pasi Gjykata e Firences kishte vendosur pezullimin e dënimit dhe mospërmendjen e tij në të ardhmen).

Me aferën skandaloze të inceneratorëve, lista e të arrestuarve dhe non gratave pritet të zgjerohet, pavarësisht hatërmbetjes së Edi Ramës me SPAK, se gjoja “sharra” e saj po ha vetëm nga PS, që nënkupton që Struktura e Posaçme Antikorrupsion qenka “masha” në dorën e demokratëve, sepse kryeministri nuk e kupton se ata që e rrethojnë janë të zhytur në llumin e korrupsionit dhe janë peng i kriminelëve dhe trafikantëve.

Dikush duhet t’i kujtoj kryeministrit në hall, se Reforma në Drejtësi është projekt i SHBA-së dhe Europës, sharrë që pret ku ka dërrasë të kalbur dhe nuk ka qenë vullnet i asnjë parti politike në vend, pavarësisht meritave që kërkon t’ia atribuoj vetes Edi Rama. Por me sa duket shefi i qeverisë këtë e di mirë, për sa kohë e ka humbur publikisht qetësinë me SHBA dhe përfaqësuesen e saj në Tiranë, ambasadoren e nderuar Yuri Kim.

Brenda një kohe të shkurtër, Rama ka nisur një strategji debati publik kundër SHBA, në fillim kur ironizoi Yuri Kim në një takim si Sekretare e PPSH-së dhe i citoi: “Rroftë miqësia shqiptaro-afgane”, sepse partneri ynë më i madh strategjik jep më shumë mend se sa ato tjerat… Disa ditë më vonë sulmoi edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili përmes një raporti theksonte, se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjithë shtetin. Rama u tall me raportin e DASH duke e cilësuar një kopje e atij të vitit të kaluar, që e rëndon pozitën e vetë kryeministrit, pasi e thënë nga ai, rezulton që nuk ka pasur asnjë përparim ose përpjekje ana e qeverisë për të përmirësuar situatën.

Ata që Rama nuk di dhe për të cilën ende nuk është përmendur nga raportet e partnerëve tanë, është se listës i mungon diçka thelbësore, që Rama e ka dobësi, emri i një gruaje. Kujtojmë deklaratën e Monika Kryemadhit, e cila pohoi publikisht se: “Në krye të Prokurimeve Publike është dashnorja e një krimineli të lidhur me Ramën”, Kryetarja e LSI i referohej ish Kryetares së Komisionit të Prokurimeve Publike, Evis Shurdha, sot e larguar nga detyra.

Ndërsa sipas investigimit të gazetës, burimet pohojnë se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka lidhje të ngushtë me një person me sfond kriminal, që cilësohet si shumë i rrezikshëm. Lidhja e saj është shumë intime dhe pritet që ministrja të jetë njolla e radhës e qeverisë Rama 3.

Në artikullin e radhës do të publikojm lidhjet kriminale të ministres Belinda Balluku, “Mata Hari” i PS-së, pretendentja e radhë për zëvendësimin e Edi Ramës nga karrigia e kryetarit të partisë, pas “eleminimit” politik që iu bë Saimir Tahirit nga rivalët brenda partisë.

Para se të burgosej, Saimir Tahiri ka qenë një mbështetës i fushatës zgjedhore të vitit 2021 të Belinda Ballukut, i cili ka qëndruar krahë saj si suport por edhe vota nga influenca e tij në disa zona në Tiranë, për sa kohë rivaliteti me Erion Veliaj njihet tashmë si “vëllavrasje”.

Disa ditë më parë ishte Erion Veliaj që publikoi një foto në profilin e tij me ministren Belinda Balluku, duke shkruajtur: “Kush na ka inot, kështu na paftë përnot”… si për t’i treguar publikut se miqësia e tyre nuk prishet për disa thashetheme. Ndërsa në korridoret e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, çdo ditë flitet nga nënpunësit e saj me mburrje, kandidimi i Ballukut si Kryetare e Bashkisë së Tiranës, duke larguar Veliaj nga bashkia dhe një herë e përgjithmonë si pretendent për kreun e PS-së.

Nga ana tjetër më i interesuari është Edi Rama, i cili pas eleminimit të Saimir Tahirit, i duhet një rival për Erion Veliaj.