Rusia ka deklaruar se do të garantojë jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol, të cilët do të dorëzohen në orët në vijim.
Nga ora 06:00 me orën e Moskës (03:00 GMT ose 04:00 BST) dhe për disa orë më pas, forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal, me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.
Ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria Ruse e Mbrojtjes.
Deklarata e lëshuar orë më parë, tha se forcat ruse i kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.
Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se ata planifikojnë të pranojnë ofertën.