Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi audio-përgjimin e pretenduar për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Rama ka ironizuar ndryshimin e qëndrimeve duke sjellë një sërë versionesh mbi sigurimin e këtij materiali ku së fundmi “selia blu” konkuldon se përgjimi është bërë nga një gazetar që thuhet se paguhet prej saj.
“Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë!
Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!” shkruan Rama. (TemA)