Gara për presidentin e ri duket se është forcuar ndjeshëm.
Pas historianes Elena Kocaqi, pjesë e zgjedhjeve do të bëhet edhe shkencëtari, historiani, arkeologu, biologu, sizmiologu, etj, Sazan Guri.
Ai thotë se një nga njerëzit që e ka nxitur drejt këtij vendimi të rëndësishëm është edhe moderatori Ylli Rakipi i cili i dedikon gjithashtu herë pas here një rubrikë të veçantë humoristike në portalin TPZ.al.
Inkuraimi i Gurit vjen edhe pas zbulimeve të shumta që ka bërë kohëve të fundit lidhur me kosin pellazg, piramidat pellazge si dhe byrekun e Sarandës të cilin e propozoi për në Unesco.
Më poshtë po përcjellim kërkesën e plotë të Sazan Gurit e cila padyshim e ka gjetur të papërgatitur klasën politike në vend.
Forcohet ndjeshëm gara presidenciale, Sazan Guri shpall kandidaturën: