osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është turp të udhëtosh si qytetar i thjeshtë?!

A është turp të udhëtosh si qytetar i thjeshtë?!

Nga Anri Bala

Kur menduan se ky mund të ishte mandati i fundit i Edi Ramës për ta hedhur “tuç” nga karrigia e tij e palëkundur e pushtetit, demokratëve ju rishfaq përpara emisari plangprishës, i cili mendon se do t’i udhëheq në beteja të jashtëzakonshme si “shpëtimtarë”, e që nuk është asgjë më shumë se një varrmihës… i partisë e demokracisë.

Në fakt, atë që po bënë emisari i soizinjëve, është ta kthej PD, 10 vite mbrapa, për të gremisur atë që nuk arriti dot ta mund as i rrethuar me një lukuni zagarësh e hajdutësh, vrasësish e batakçinjsh, e sot shpreson ta frikësoj me disa kone dhëmbëshkulur e prishur, që lëshojnë kuisje për kocka matanë gardhit.

E si mendon ta gremis, po pyet me të drejtë tani?! Ja kështu hiç pa të keq, duke na treguar histori, se pasardhësi i tij na qenka flakur përjashtë nga një avion linje, pasi kishte refuzuar të vendoste maskën FFP2 dhe jo atë të qepur me dorë.

Sihariqin e “skandalit të madh” e përcjellin përmes lajmëtarit “Der Spiegel”, medias që publikoi ngjarjen, e cila pretendon se polici i aeroportit e paskësh nxjerr duke e tërhequr për krahu, Kryeministrin e Shqipërisë… pak a shumë zvarrë, e përkthyer sipas shoqatës së ulokëve të lumit Lana.

Mirëpo, kjo as nuk mund të imagjinohet, sepse nëse do të kishte ndodhur vërtetë, përbën një incident të rëndë ndërkombëtarë dhe është një fyerje e rëndë për Shqipërinë dhe jo për Ramën, njësoj si për çdo vend tjetër… kryerja e veprimeve të dhunshme arbitrare ndaj figurës kryesore të shtetit… për një maskë FF2P. Kjo natyrisht nuk ka ndodhur dhe as nuk mund t’i ndodh asnjë diplomati të rangut të ulët që gëzon privilegjin si trup diplomatik, aq më pak një kryeministri, kushdoqoftë e i kujtdo shteti qoftë.

Por matanë kësaj historie histerie, që mund të ketë ndodhur krejt ndryshe dhe aspak sipas ciceronëve politik dhe mediatik të dëshpëruar për një kockë, që gjejnë mënyra nga më banalet për të sulmuar kryetarin e qeverisë, që për fajin dhe poshtërsitë pa fund të tyre nuk po e lëshon karrigen e majës së pushtetit, unë do isha vërtet i kënaqur nëse do kishte ndodhur, duke dal në përfundimin se kjo mund t’i ndodh vetëm një qytetari të zakonshëm, që nuk gëzon privilegje si trup ndërkombëtarë dhe mbrojtje me eskorta e truproje.

Për arsyet që përmenda më sipër, nëse ka ndodhur në një avion të linjës “Lufthansa” dhe Edi Rama është trajtuar si një shkelës i rregullave, duke udhëtuar me një agjendë familjare drejt Shteteve të Bashkuara, atëherë nuk ka qenë kryeministri, por qytetari shqiptarë i zakonshëm, pa tituj, ofiqe dhe mbrojtje.

Madje dhe justifikimi i ministres, se nuk e dinin se kush ishte, është i pakuptimtë ose gafë e rëndë nga ana e saj, pasi zonja duhet të thoshte nëse kishte dijeni për ngjarjen se: Kryeministri po udhëtonte në “Klasin Ekonomik”, si qytetar i thjeshtë, pa përdorur privilegjet si kryeministër.

Ndjesa është pranuar nga ana e Ramës, edhe pse mund të mos ketë treguar pasaportën diplomatike në sportel… por ndjesa e kërkuar nga Ministria e Jashtme, është padyshim gafë e rëndë për Gjermaninë në raport edhe me SHBA, e cila dëshmon që as nuk i’a ka idenë se kush fluturon në linjat e saj, qoftë ky kryeministër apo terrorist.

E gjithë ngjarja e sajuar nga goja e kundërshtarëve të mërzitur, të cilët dhe gënjeshtrat i thonë trashë, si truri i tyre… ishte një tentativë e dëshpëruar për të treguar, se sa i pacipë dhe i pavlerë është kryeministri… i atdheut të tyre, aq sa mund ta poshtërojnë edhe dy polic të huaj, si pa të keq.

E në qoftë e vërtetë, ky nuk është turp, por moral dhe burrëri për çdo politikan që larg karriges dhe detyrës, është askush më shumë se çdokush! /Ekskluzive.al