osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Topalli jep opinion për Lulin: Basha krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa merita dhe që pasurohet në opozitë, Kuvendi i 30 prillit bashkon PD-në

Topalli jep opinion për Lulin: Basha krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa merita dhe që pasurohet në opozitë, Kuvendi i 30 prillit bashkon PD-në

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sulmuar ish-kreun e PD Lulzim Basha. Në një intervistë televizive, ajo u shpreh se dëmet që i ka shkaktuar Lulzim Basha Partisë Demokratike mund të kërkojnë kohë që të zhbëhen.

Ajo tha, se pavarësisht largimit të Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, ai po vijon përpjekjet për ta dëmtuar opozitarizmin në vend.“Unë po e lexoj atë që po ndodh.

Kanë ndodhur shumë gjëra që nuk i prisnim. Është e vërtetë që Lulzim Basha ka ikur, por ai po përpiqet me goditjet e fundit për të dëmtuar edhe në ikjen e tij të djathtën shqiptare.

Ai ka lënë një efekt që mund të zgjasë përtej këtij 10- vjeçari sepse ka krijuar modelin e një politikani që ngrihet në majë pa asnjë kontribut dhe asnjë betejë. Dhe mbi të gjitha pasurohet në mënyrë të qëllimshme në opozitë. Këto janë dy element që mund t’u krijojë të tjerëve përshtypjen e gabuar se në politikë mund të arrish shumë pa pasur kontribute” , tha Jozefina Topalli.

Ajo shtoi se Basha ka ende në mbështetje një pakicë të vogël që po përpiqet të mbetet në skenën politike përmes deklaratave mediatike dhe aksioneve të tjerë. E pyetur për deklaratën e Gabriel Escobar për Sali Berishën, Topalli tha se në fakt e shkuara e demokratëve është Lulzim Basha.“E kaluara për PD është djegie mandatesh, mos hyrje në zgjedhje dhe mos lejim vote.

Sigurisht që pa një opozitë të fortë s’ka demokraci në botë. Për periudhën që jetojmë, Sali Berisha është i vetmi që I kthjelloi demokratët dhe mund të arrijë bashkimin. Unë nuk them që Berisha është i përjetshëm, por për momentin është i duhuri aty”, tha Topalli.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 Prillit, Topalli e ka cilësuar si vendimtar për bashkimin e PD-së, por shtoi se pas saj duhet të vijojë një fazë e tretë për të bashkuar edhe ata që janë lënë jashtë nga partia, duke përfshirë këtu edhe veten. “Unë mendoj që Kuvendi i 11 dhjetorit ishte tepër i rëndësishëm. Ky Kuvend në 30 Prill është i rëndësishëm për bashkimin e PD aktuale”, tha ajo.