Pengesat e Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë mund ta shtyjnë presidentin rus Vladimir Putin të përdorë armë taktike ose bërthamore me rendiment të ulët. Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, William Burns.
CIA paralajmëron rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak të vendosur nga Kremlini, ndërsa theksoi se për momentin SHBA nuk ka vënë re asnjë shenjë se Moska po përgatit një sulm të tillë.
Në një fjalim publik drejtuar Institutit të Teknologjisë në Gjeorgji, drejtori i CIA-s, William Burns, paralajmëroi se “duke pasur parasysh dëshpërimin e Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat janë përballur ushtarakisht deri më tani, askush nga ne nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e tij”, tha ai.
Nuk ka dëshmi të përdorimit të mundshëm deri tani
“Ne sigurisht jemi shumë të shqetësuar,” tha Burns. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se deri tani nuk kishte “shumë dëshmi praktike” të përgatitjeve për përdorimin e armëve të tilla.
Armët bërthamore taktike, rrezja e veprimit dhe fuqia shpërthyese e të cilave është më e ulët se ajo e armëve bërthamore strategjike, të cilat mund të mbulojnë distanca shumë më të gjata. Rusia ka një arsenal armësh bërthamore taktike me një fuqi shpërthyese më të ulët se ajo e bombave të hedhura nga Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ja çfarë ka evidentuar CIA
Referenca e Burns lidhet me vendimin për t’u tërhequr nga fronti verior, pranë kryeqytetit, pas humbjes së pozicioneve të Irpin dhe Bucha dhe ripozicionimit në jug dhe lindje të Ukrainës, pesëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit.
Por, sigurisht, edhe për fundosjen e kryqëzorit Moskva , një ‘xhevahir’ i Marinës Ruse. Zhgënjimi i diktuar nga humbjet e mëdha edhe të njerëzve, i pranuar tashmë nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mund të jetë në bazë të një kthese në përdorimin e armëve edhe më vdekjeprurëse në përpjekje për t’i dhënë një ndryshim operacioneve ushtarake, gjithashtu duke pasur parasysh 9 majin, një datë që konsiderohet vendimtare ,sepse është ajo në të cilën Rusia feston Ditën e Fitores mbi Nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Prandaj, kërcënimet e reja të avancuara nga Moska në Suedi dhe Finlandë nuk duket të jenë rastësi. “Nëse ata i bashkohen NATO -s, nuk do të jetë më e mundur të flitet për statusin jo-bërthamor në Baltik . Ekuilibri do të duhet të rivendoset, “tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev, i cili javët e fundit ka skalitur rolin “e skifterit” të Kremlinit.
Moska i shtoi menjëherë faktet fjalëve, duke dërguar automjete të rënda dhe njerëz në kufijtë veriorë me një lëvizje që lexohet si një përshkallëzim i pashmangshëm i konfliktit ukrainas. Për momentin, këto janë përgjigje të zemëruaranga Rusia, por që Shtetet e Bashkuara nuk duket se e marrin “lehtë”, sipas Burns.
Strategjia që do të përdoret
Në doktrinën ushtarake ruse ekziston parimi i “përshkallëzimit për të deeskaluar”, i cili parashikon goditjen e parë me një armë bërthamore me fuqi të ulët, nëse Rusia mbetet prapa në një konflikt me Perëndimin. Shpresa kryesore do të ishte që pala tjetër të tërhiqej pas këtij sinjali, në mënyrë që të shmanget asgjësimi i plotë i ndërsjellë nga lufta bërthamore me bomba të mëdha atomike strategjike.
Rusia do të shtojë sulmet me raketa kundër Kievit
Rusia do të shtojë sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, Kiev. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Arsyeja që u dha është se kemi të bëjmë me hakmarrje ndaj sulmeve të Ukrainës në territorin rus. Gjatë një sulmi në Kiev gjatë natës, u godit një fabrikë ndërtimi dhe riparimi raketash. Këtu përfshihen raketat kundër anijeve. Rusia deklaroi mbrëmë se anija flamurtare e flotës ruse të Detit të Zi, Moskva, u fundos. Ukraina tha se e kishe goditur kryqëzorin me një raketë.