osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paralajmëron rikthimin në krye të opozitës: Mos prekë Sali Berishën! Ilir Meta sulmon Edi Ramën dhe i bën thirrje SPAK-ut

Paralajmëron rikthimin në krye të opozitës: Mos prekë Sali Berishën! Ilir Meta sulmon Edi Ramën dhe i bën thirrje SPAK-ut

Ilir Meta i konsideroi banale thirrjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të nisur hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion pasi SHBA e shpalli “non grata” në 19 maj 2021. Në një dalje për mediat,

Kreu i Shtetit deklaroi dje se këto qëndrime tregojnë se si politika aktuale ka dështuar të vendosë një sistem drejtësie të pastër dhe funksional. Ai kërkoi që Basha, Rama dhe kushdo politikan tjetër të çojnë informacione të dokumentuara në prokurori për akuzat që pretendojnë, njësoj siç ka vepruar ai vetë.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar.

Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë. Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz”, u shpreh fillimisht presidenti Meta. Më tej, Meta e konsideroi deklaratën e sipërpërmendur të Ramës dhe Bashës ndaj Berishës si udhëzim me regji të Kongresit të PS.

Meta i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që të tregojë integritet. “Përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet”, u shpreh presidenti Meta.

Karriera pas Presidencës, Meta: S’do ketë më pseudopozitarizëm

I pyetur se me çfarë do të angazhohet konkretisht pas mbylljes së mandatit presidencial në 24 korrik dhe për komentin e kryetares së LSI dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi se LSI i rri e vogël Metës, kreu i shtetit u përgjigj se gjatë karrierës së tij politike ka ndjekur gjithmonë idetë politike që i janë përshtatur aktualitetit dhe të ardhmes.

“Mendoj se në politikë janë të rëndësishme idetë, sidomos kur ato janë të kohës dhe i shërbejnë të ardhmes. Unë kam treguar gjithmonë se idetë që i jam qasur politikës janë të tilla”, vazhdoi Meta.

Më tej, kreu i shtetit premtoi se me rikthimin në opozitë dhe bashkimin me ish-kryeministrin Sali Berisha, fronti kundër qeverisë Rama do të jetë serioz dhe nuk do t’i iki asnjë përballje me PS. Ai e konsideroi opozitarizmin e drejtuar nga Lulzim Basha si pseudopozitarizëm, e cila, sipas tij, favorizoi kapjen e shtetit nga Edi Rama.

“Për të ardhmen, në çdo rast, e ardhmja e opozitarizmit do të jetë shumë ndryshe nga deri tani. Nuk do ketë më pseudopozitë që u ikin betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke legjitimuar kapjen e shtetit dhe duke treguar se nuk ka alternativë tjetër”, përfundoi presidenti Ilir Meta.