Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për mediat para hyrjes në Kuvend u pyet sot nga gazetarët në lidhje me mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Rama.
Pyetje: Në Kongres e PS, kryeministri Rama ka deklaruar se ju ka bërë me dije me anë të një mesazhi se opozita do shkonte në këtë gjendje por ka gabuar vetëm me një vit. Si i përgjigjeni ju?
Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra, tipike të njerëzve që duan të heqin vëmendjen nga thelbi, është një gënjeshtër.
Ka pasur komunikim në dy ngushëllime, një në vitin 2020 e një vitin e kaluar për dy humbje respektive në familje, këto kanë qenë komunikimet e mia me Ramën.