osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SPAK këmbëngul për akuzën grup i strukturuar kriminal: Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

SPAK këmbëngul për akuzën grup i strukturuar kriminal: Ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci u shpreh se me rekursin e bërë sot nga SPAK në Gjykatën e Lartë, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkohet që të dënohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai tha për MCN Live, se rekursi nuk është për t’u habitur pasi qëndrimi i Prokurorisë ka qenë në kundërshtim me gjykatën.

“Ka ndodhur që argumentet e Gjykatës së Apelit, ishin argumente që një fije floku i ndante nga trafiku i lëndëve narkotike dhe grupi i strukturuar kriminal. SPAK këmbëngul me të drejtë për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, pasi të gjitha provat të çojnë në këtë drejtim. Gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor dhe hetimor nuk mund të shtohen akuza ndaj të pandehurit.

Nuk mund të ketë rekurs me shtesë akuzash, por vetëm fakti në të cilin është gjykuar në shkallë të parë dhe Apel. Gjykata e Posaçme e Apelit ka arsyetuar mbi ato prova se ka shpërdorim detyre, por SPAK thotë se mbi ato prova është trafik i lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal. Nëse do ketë hetim, së pari a do pranohet rekursi.

Nëse do ketë shkelje proceduriale që do e kthejnë dosjen në Apel apo në shkallë të parë, mbetet për t’u parë. Në rast se ndryshon akuza, do hyjmë edhe në lojën e hetimit pasuror. Nëse shkojmë te trafiku dhe grupi i strukturuar kriminal, do të ketë hetim të thelluar pasuror dhe do jetë nata me ditën dënimin, ku do ketë dënime mbi 10 vite burg”, tha Beci.

Beci sqaroi se një person mund të bëhet i penduar edhe në vijim të dënimit.

Lidhur me përgjime të mundshme të ambasadorëve, Beci shtoi se janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe nuk ka pasojë ligjore për të krijuar çështje të reja dhe se përgjimi nëse është bërë, është bërë në mënyrë të paligjshme.

Por sipas tij, nëse në përgjime ka thelb që të verifikohet ka vend që të veprojë drejtësia.

“Përgjime të tilla përdoren për shantazh nëse janë. Mënyra se si po ecën situata, nuk ka ndonjë presion ndaj zotit Tahiri me përgjime të caktuara. Nuk është se përgjime të caktuara për të dënuar ish-peshkun”, shtoi më tej ai.