Nëse kur lexuat titullin e këtij lajmi menduat se thjesht po ironizojmë vjedhjen e madhe që i ka bërë popullit oligarkja e Shëndetësisë Vilma Nushi, menduat gabim.
Ky artikull tregon se si në mënyrë të pamëshirshme e deri në palcë-shteruese, kjo oligarke e fuqishme nuk i ka kursyer popullit as 7 mijë lekë të vjetra, ekzaktësisht 704 Lekë të reja.
Mbase është e vështirë të përceptohet nga popullit grykësia e Nushit, pasi shumë do mendojnë se si pikërisht kjo grua zotëruese e një koncesioni me vlerë marramendëse gjëmon 7 mijë lekëshat e popullit të varfër.
Një sistem i tillë zhvatës i implementuar në Shëndetësi ka bërë që Vilma me shumë kolegë të tjerë të bëhen të artë në kurriz të popullit, perla të tilla do të shikoni shumë.
Kompania e Vilmës, Trimed shpk të cilën e ka kaluar në emër të nipit qejfli Endrit Hido për të fituar tendera publikë, edhe atë 7 mijë lekëshin e ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
ENDRIT HIDO, VILMA NUSHI
Pra kur shteti e favorizon oligarken edhe në shumat minimale të tenderave, kini parasysh se përpjekjet e saj për të fituar ato me vlerë të majme janë 0, thjesht një fjalë goje.
Nushi, zotëruese e koncesionit korruptiv të Check Up-it për të cilin ka përfituar 6.5 MLN € nga taksat tona edhe pa kryer shërbimet e përcaktuara në kontratë, me vlerë totale 60 MLN $ nuk i fal Buxhetit të Shtetit as 704 lekëshin.
Në disa lote të Spitalit të Sarandës, nipi Endriti ka përfituar disa shuma që variojnë nga 704 Lekë- 44.000 Lekë të reja në shkelje të Konkurrencës. Një rast i tillë është e paqartë nëse duhet konsideruar grykësi e frikshme e oligarkëve apo qesharake në kufijtë e së trishtës, por fatkeqësisht është realiteti.
Nushi ende nuk është vënë nën hetim nga SPAK për abuzimin me koncesionin e Check Up dhe zhvatjen që i ka bërë parave me djersë të qytetarve shqiptarë./JOQ