Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë dje një deklaratë të fortë, teksa ka kërkura nga institucionet e drejtësisë që të nisin goditjen ndaj të korruptuarve, të inkriminuarve dhe oligarkëve në Shqipëri.
Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Koçi u shpreh se drejtësia në vend ka filluar të dala nga rutina, por shtoi se ajo, e veçanërisht Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që në shënjestër të ketë edhe oligarkët. “Duhet të pranojmë se Drejtësia ka filluar të veprojë mbi politikanët, pavarësisht se ka akoma krime të kryera publikisht që nuk janë ndëshkuar akoma.
Por nëse politika është prekur, ka mbetur pa u prekur fare grupi apo shtresa e oligarkëve. Nese drejtësia do veprojë mbi oligarkët vetëm atëherë kredibiliteti i saj do jetë i madh”, deklaroi ai. Më tej zoti Koçi i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin dosjet e bujshme.
“Mendoj se duhet parë pozitivisht. Drejtësia e ka pasur të vështirë që të veprojë ndaj njerëzve që janë të partive që janë në pushtet.
Kur drejtësia nuk arrin që të ndëshkojë krime që kanë ndodhur publikisht si Gërdeci apo 21 janari kredibiliteti i drejtësisë nuk është aty ku duhet”, u shpreh ai. Ndërkohë deputeti Koçi hodhi akuza të forta në adre3së të krimit të organizuar.
“Mendoj se po, sepse çdo person publik edhe qytetarët sa herë që identifikojnë shkelje të ligjit e kanë për detyrë që të denoncojnë. Në rastin e politikanëve e udhës do ishte që kjo të ishte edhe qasje politike më shumë sesa të sillet si prokuror apo gjyqtar.
E vërteta është që unë edhe më parë kam denoncuar edhe në prokurori madje kanë qenë edhe nga Partia Socialiste, pasi më është dashur që për denoncime që kanë të rrezikshme në Fier i kam denoncuar dhe mendoj se ky mund të jetë një fenomen më shumë se fierak. Ka akoma individë që përfaqësojnë fuqinë e krimit të organizuar dhe që tentojë që të përdorin edhe asetet financiare për të mbushur xhepat e tyre”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi.