Sali Berisha është shfaqur në humor, pas vendimeve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që shpalli ndëshkoi jo vetëm dy personazhe të njohur në Shqipëri, por edhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ish-presidentin e Malit të Zi.
“Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin. Ky është komenti im. Tani edhe njëherë pyesni”, tha Berisha, që nuk e hiqte dot të qeshurën nga buza.
Dhe nuk ka faj, pasi tani nuk do të jetë më i vetmi politikan i lartë në rajon, i shpallur “non grata” nga SHBA.
Tani ka edhe Gruevskin dhe ish-presidentin malezez.