osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama si Noli në Lidhjen e Kombeve/ Shpotit BE-në me stilin e tij: “Të lodhur nga durimi1” (Video)

Rama  si Noli në Lidhjen e Kombeve/ Shpotit BE-në me stilin e tij: “Të lodhur nga durimi1” (Video)

Kryemnistri Rama ka mbajtur një fjalim alla Nol në “Forumin e Vjenës”, mbajtur brenda Samitit të Sofjes, ku ka shfaqur pakënaqësinë e tij përse Shqipëria nuk ka marrë në Bullgari një datë për fillimin e negociajave të BE me Shqipërinë.

Porsi ish-kleriku i lartë ortodoks në Lidhjen e Kombeve në vitet ’20-të të shekullit të kaluar, Rama, një adhurues i stilit nolian në ligjërimin edhe me të huajt, duke patur njëherësh dhe një stil të vetin plot hithtësi, e ka shpotitur rëndë BE-në, duke gjendur jehonë dhe te mediat e Beogradit.

Siç e bën të ditur Tanjug, Rama ka mbajtur një fjalim emocional ku tha se e rëndësishme është që ndërsa BE ka “lodhjen e zgjerimit” tek vendet e Ballkanit duhet të shmanget “lodhja e durimit”.

Rama është mbështetur në fjalimin e tij edhe nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Rama tha se “ishte një ditë e vështirë në Sofje, dhe vuri në dukje se “një gjë është e sigurt: Ballkani do të ketë rrugë e metro të reja, por ende nuk do të kemi sigurinë e ndjenjës së jetës së përbashkët”.

“Ne mund të sjellim një pjesë të jetës në mbretërinë e tyre të mërzisë, të zbatojmë të gjitha standardet, kriteret etj., por e rëndësishme është rruga ku do të shkojmë”, tha Rama.

Ai theksoi se progresi i arritur në Ballkan gjatë katër ose pesë viteve të fundit ka qenë i madh, dhe përdori si shembull marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë.

“Ministri shqiptar dhe ai serb të Turizmit kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për të punuar së bashku për turizmin nga Azia, kur njerëz prej andej të cilët duan që të udhëtojnë Serbi dhe më pas të lëvizin edhe në Shqipëri. Ky është vetëm një shembull të asaj që kemi bërë, në sajë të të cilit rajoni është bërë interesant në aspektin ekonomik.

Ka interes në rritje në rajon, disi më pak, diku tjetër, por është një trend që do të zhvillohet vetëm pozitivisht. Është shumë e rëndësishme që ne të mos e humbim durimin. Nuk duhet të të flasim për lodhjen e zgjerimit pasi ne kemi nevojë për të shmangur lodhjen e durimit, sepse ajo është për ne esenciale të përparojë drejt Brukselit”, deklaroi kryeministri shqiptar.

“Ky është një proces i vështirë dhe i dhimbshëm, çdo hap po ndjejmë padrejtësinë, por prap ne nuk tërhiqemi në rrugën tonë drejt BE-së. Duket se mallkimi i Ballkanit është se kur i kishim dyert e hapura i mbyllëm vetë, tani që duam t’i hapim na i mbyllim të tjerët”, përfundoi Rama.

Pas Fjalimi i Ramës, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dha mbështetje për Shqipërinë dhe kërkoi hapjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave. Ajo tha se Serbia ishte gjithmonë aty për fqinjët e tij dhe partnerët e drejtë. /tesheshi.com/