Sali Berisha, mbrëmjen e sotme i bindur për fitoren e tij si kryetari i Partisë Demokratike dhe më pas në postin e kryeministrit të vendit, ka thënë se “Berisha i tretë do të jetë nektari i Berishës 1 dhe 2 për të ardhmen e këtij vendi”.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka treguar se pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, ka filluar të shkruajë një libër të cilin e ndërpreu sërish pas angazhimeve të fundit në parti.
“Berisha i tretë do të jetë nektari i Berishës 1 dhe i 2 për të ardhmen e këtij vendi. Mos harroni se kam 8 vite studime intensive, të tilla që nga shkolla e mesme nuk i kam bërë.
Mund të them që jam pasuruar në njohuri disa herë më shumë. Po shkruaja diçka por i ndërpreva. Shkruaj, për shembull, edhe ato që unë flas, e kam instinkt i shkruaj, nuk i lexoj. Kam marrë një libër që e tërhoqa me Amazon, “Vendos prioritetet” e kanë përkthyer në shqip”, tha Berisha në “Top News”.