Një përplasje ka ndodhur në Kuvend pasi nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj i ka ndërprerë fjalën ish- kryeministrit Sali Berisha.
Në momentin që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka mbaruar minutazhin e lejuar në Kuvend, Felaj ka kërkuar që të mbyllë diskutimin dhe të respektojë rregullore.
Por deputetët demokratë nga ana e tyre kanë kërkuar që Berisha të vijojë të flasë duke theksuar se ai mund të merrte edhe minutat e tyre të diskutimit, por Felaj tha se rregullorja e parlamentit e thotë qartë se minutat nuk mund të jepen, vetëm radha mund të ndryshohet.
Pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i deputetit Flamur Noka i cili është nisur në drejtim të vendit ku qëndronte e ulur Felaj për të debatuar, por në atë moment ka ndërhyrë garda.