Një zhurmë e fortë e shkaktuar nga zjarret e shumta të pusetave pranë Times Square, bëri që njerëzit të iknin me vrap nga qendra e Manhatanit.
Tre puseta kanë marrë flakë rreth orës 18:45, të dielnë, në W 43rd St, midis rrugëve 7 dhe 8, një zonë e qytetit që është e mbushur me turistë në shumicën e orëve.
Sipas raporteve paraprake, si pasojë e incidentit nuk pati të lënduar.
Zjarrfikësit zbuluan nivele të larta të monoksidit të karbonit afër vendit ku ndodhën shpërthimet dhe janë në proces të ventilimit të zonës, tha një zëdhënës i FDNY për Fox News Digital.