Prej gati dy muajsh Ukraina po kalon një situatë shumë të vështirë, ku humbjet e jetëve kanë qenë shumë të mëdha, ndërsa presidenti Volodymir Zelensky, tha se do të jetë ‘vendimtare’.
Kjo sepse rusët po përqendrojnë forcat e tyre për një ofensivë të fuqishme në Donbas dhe përgjatë fronit jugor që të çon në Odesa nëpërmjet Marupolit.
Zelensky bën thirrje për negociata me Moskën, ndërsa beteja në Donbas do të jetë vendimtare, pasi kush do të dalë më mirë, do të jetë në gjendje që të përcaktojë kushtet në tryezën e bisedimeve.
“Ne po i afrohemi fundit të një jave tjetër“, tha Zelensky në fjalimin e tij, të cilin e ka mbajtur rregullisht gjatë sulmit të Rusisë ndaj vendit. “Lufta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”.
Zelensky tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar luftën dhe akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin.