Charles Leclerc është protagonisti kryesor i Çmimit të Madh të Australisë, në Formula 1. Piloti i Ferrarit udhëhoqi garën e 3-të të sezonit nga fillimi në fund, duke përfunduar përpara Sergio Perez dhe George Russell pas tërheqjes së bujshme të Max Verstappen.
“Në Formula 1 është fitorja e parë në të cilën kemi mundur të kontrollojmë avantazhin, çfarë makine kishim!”, thërret Leclerc menjëherë pas garës.
Ai më pas shtoi, për diferencën ndaj Russell dhe vetë Verstappen: “Sigurisht që jemi vetëm në garën e tretë, por sinqerisht ne kemi një makinë shumë të fort. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë, padyshim që do të kemi shansin për të fituar kampionatin.