Belind Këlliçi është bërë i gjallë sërish në media, pasi Sali Berisha e shmangu nga drejtimi i “Grupit të Rithemelimit”.
Ai thotë se beson që SHBA do të pajtohet një ditë me Berishën. Madje i atribuon shkatërruesit të ushtrisë dhe të shtetit shqiptarë Sali Berisha futjen e Shqipërisë në NATO, kur Saliu e kishte futur Shqipërinë në “natë”.
Për të ardhur keq që kaq i ri shikon akoma ëndrra me Sali dhe është për të vënë duart në kokë që ky ka drejtuar FRPD, që shikojnë të ardhmen nga një plak i dërmuar politikisht.
“Mund të themi që Ecobar reagoi ashtu sepse ishte i tronditur. Por ai nuk mund të ishte më i tronditur se Palmer kur Lulzim Basha dogji mandatet. Megjithatë ju kujtoj se pas dy vitesh SHBA e mbështeti Bashën.
E njejta është sot ‘non grata’ e Berishës që është i vetmi që ka pritur një president amerikan dhe që futi Shqipërinë në NATO.
Politika amerikane është fluide dhe ka në bazë interesin amerikan. Nuk i dihet, ndoshta një moment interesi amerikan mund të bashkërendojë me ineteresin e Berishës dhe PD-së.
Në një sistem vlerësimi të saktë nuk ka se si Berisha të shpallet ‘non grata’ dhe këto të bëhen në emër të luftës ndaj korrupsion kur një hap i tillë nuk merret ndaj Veliajt apo Ramës.
Korrupsioni nuk është arsye e besueshme, besoj se ka një arsye politike pas gjithë kësaj”, tha ai.