Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev ku është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Raporton presidenca e Ukrainës.
Boris Johnson është lideri i parë i G7 që viziton Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Më herët, në Kiev udhëtoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Volodymyr Zelensky dhe Boris Johnson kanë ecur së bashku pasditen e sotme në qendër të Kievit, të shoqëruar nga roje sigurie.
Kështu raporton Ukrinform, duke publikuar një video në të cilën dy liderët kalojnë rrugë të ndryshme dhe ndalojnë për të biseduar me disa banorë.
Disa foto nga vizita janë publikuar nga Zelensky në profilin e tij në Facebook.