Gazetari i njohur, Milaim Zeka ka risjellë edhe njëherë në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës. Gazetari i ka dal sërish në mbrojtje këngëtares shqiptare, të arrestuar për drogë në Itali, Elsa Lila.
I ftuar në Dritare Tv, Zeka u shpreh pavarësisht se çfarë ajo ka bërë, mbetet një artiste e madhe që naka zbardhur fytyrën. I ashpër është treguar edhe me personazhet që e kanë sulmuar, duke i quajtur prostitute.
“Të ngrihen njerëz të pafytyrë ta gozhdojnë një artiste kaq të madhe që na ka zbardhur fytyrën, të bëjnë akuza ndaj saj, për mua ishte e pafalshme. Nuk mund të hesht përballë kësaj. Dhe kush e sulmonte? Disa prostituta vipa, që për një videoklip 3 minuta flenë me 10 biznesmenë. Dhe kur prostituta të shet moral para Elsa Lilës, kjo është të çmendesh!
Prandaj e kam mbrojtur. Unë nuk e di çfarë ka bërë Elsa Lila, por çfarëdo që ajo të ketë bërë, do ta paguajë faturën vetë. Unë kam folur për të, si njeri dhe si artiste. Dhe ajo para së gjithash është njeri i mirë”, u shpreh Zeka.