Ilir Meta presidenti më i paftyrë si president që ka patur ndonjëherë Shqipëria, megjithse është në grahmat e fundit në zyrën e presidencës, nuk heq dorë nga të bërit politik si klyshi pa zinxhir i Berishës. Sot doli në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste.
Ai ka sulmuar Kongresin e PS, duke thënë se sot u mblodh Kongresi per te thene se të gjithë duhet të shkojnë në burg përvec meje.
“Që nga blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve dhe mosveprimi i institucioneve të drejtësisë, me qëllim që kjo organizatë të blinte zgjedhjet pasi kishte kapur mediat të blinte votat.
Shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër. Kjo kërkohet të paraqitet si një sukses i madh i reformës në drejtësi.
Ndërkohë koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.
Ndërkohë Meta iu përgjigj edhe akuzave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj e akuzoi se ai ka bllokuar dekretet për zgjedhje të ambasadorëve të ndryshëm.
Presidenti tha se, kjo nuk është e vërtetë dhe mjafton të vërtetohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Zogu i Tiranes leshoi sot shpifje te ulta ndaj presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si nje kone rrugesh qe i lidhin kanace ne qafe per te bere zhurme.
Per fat te keq ai vazhdon te nxjerre nga goja ato qe i fusin. Hartim banal anti-president nga Zogu i Tiranes.
Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoret, është nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare”, tha ai.
Ndonëse u shpreh se nuk donte që të merrte vëmendjen nga Kongresi i Partisë Socialiste (PS), Meta tha se ai u thirr nga “koka e inceneratorëve”.
Ai solli në vëmendje se e ka paralajmëruar prej kohësh Qeverinë dhe drejtësinë, që të mos i vënë stërkëmbeshin interesit publik.
“Asnjë veprim të Prokurorisë dhe SPAK-ut nuk kemi parë për ndëshkimin e akteve mafioze të Bashkisë së Tiranës, si shembja e Teatrit dhe inceneratori”.
Sipas tij, akuzat e Veliajt ishin një “shpikje e një fajtori për dështimet e Qeverisë.
“Nuk është presidenti fajtor se pse në Ukrainën, që është në luftë nuk rriten cmimet, ndërsa në Shqipëri po.
Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të Qeverisë nuk është Presidenti fajtor”, tha Meta.
Presidenti njoftoi se do të krijojë një Komitet me ekspertë për çështjen e “mafias së inceneratorëve”.
Meta tha se për këtë ishte frymëzuar nga Këshillimi Kombëtar.