osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rruga e Berishës e mbushur me gjemba dhe gozhdë” Kikia: SHBA të vendosur të luftojë për të penguar…

“Rruga e Berishës e mbushur me gjemba dhe gozhdë” Kikia: SHBA të vendosur të luftojë për të penguar…

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një emision televiziv ka folur edhe për situatën në opozitë dhe me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kikia deklaroi se kryetarin e një partie nuk cakton askush tjetër përveç strukturave.

Sipas Kikisë, deputetët e PD apo drejtuesit e saj janë tashmë të qartë se janë në një kurs përplasje të fortë me ambasadën e SHBA dhe konkretisht ambasadoren amerikane.

Nuk ka asnjë konspiracion apo nënkuptim. Nuk na kanë lënë të lodhemi të shpjegojmë mesazhe të koduara. Kanë qenë, janë shumë të drejtpërdrejtë, ata po bëjnë gjithçka për ta penguar Berishën të marrë drejtimin e PD. Kontestimi i ambasadës së SHBA do jetë edhe më agresiv.

Qëndrimi i tyre do jetë edhe më agresiv dhe pa asnjë lloj mëdyshje. E kanë thënë shumë herë se ne nuk do kemi marrëdhënie me një parti politike që do kenë për kryetar një non grata nga DASH. Rruga e zotit Berisha e mbushur me gjemba dhe gozhdë për të vazhduar më tej.

Rruga për të vazhduar drejt pushtetit gati e pamundur për zotin Berisha, do ketë barrierat dhe kontestimin e vazhdueshëm. Në politikë asnjëherë nuk vihet bast, nuk thuhet kurrë. SHBA janë të vendosura ta vazhdojnë këtë lufte. Nuk e penguan dot të përmbysë Bashën, mund të mos e pengojnë dot as për të marrë drejtimin e partisë.

Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri dhe kërkesës së Sali Berishës, për t’ia dhënë opozitës, Kikia tha se Presidenti ka qenë gjithmonë një produkt i konsultave politike, apo pazareve të cilat sipas tij, shkojnë deri në një moment dhe prishen.

Çdo President i zgjedhur me pazare kanë shkaktuar konflikte politike. Presidentë si Bamir Topi apo Ilir Meta, u kthyen në konflikt politik. Kur pazari prishet, Presidenti ose duhet të jetë palë me njërin, ose palë në vetvete, ideja për ta zgjedhur Presidentin nga populli sundon.

Nuk varet nga temperaturave e marrëdhënieve mazhorancë-opozitë. Kam parë disaprovim absolut të zotit Rama për të mos pranuar një President të zgjedhur nga populli se intereson ta zgjedhë me votat e mazhorancës. Fakti që opozita nuk ka as mazhorancën as bashkitë, kërkon ti dhurohet një President, nuk dhurohet pushteti, do shkohet drejt zgjedhjes së një Presidenti, anëtar të Partisë Socialiste, duke shtënë në dorë për herë të parë në historinë 30 vjeçare, të gjitha pushtetet nga një parti.