osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS mbledh sot Kongresin: Rikthehet fuqishëm Ditmir Bushati! Deputetë e ministra me tryeza në shesh, ja axhenda

PS mbledh sot Kongresin: Rikthehet fuqishëm Ditmir Bushati! Deputetë e ministra me tryeza në shesh, ja axhenda

Partia Socialiste mban sot Kongresin e partisë. Faza e parë e Kongresit do të nis në orët e para të mëngjesit. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do vendosen disa tavolina të rrumbullakëta, ku përfaqësues të Partisë Socialiste, do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve.

Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave. Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë rreth 3 orë. Ka zëra se kryeministri Edi Rama do të bëjë disa ndryshime në kabinetin e tij qeverisës.

Kryeministri Edi Rama mund të largojë ministra, por edhe t’iu ndërrojë vendet disa të tjerëve, sikurse ka bërë edhe herë të tjera, sa herë që përballet me kriza. Ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri.

Një pjesë të rëndësishme në kongres do ta marrë Këshillimi Kombëtar, rezultate e procesit dhe perspektiva e tyre. Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Pika kulmore e Kongresit do te jetë fjalimi i Edi Ramës, i cili më herët ka lajmëruar se të gjithë do të bëjnë autokritikë, ndonëse në mandatin e tretë. Flitet për ndryshime edhe në Qeveri, por kjo mbetet për tu parë gjatë procesit. Pas Ramës, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të statutit të Partisë.

Shkarkimi i 61 krerëve të degëve

Ndërkohë, sipas draftit, kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 Maj deri në 15 Qershor. Sipas ndryshimeve në statut kryetari i ri i degës do të përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga Asambleja, me miratim të kryesisë.

Ai do të ketë mandat 4 vjeçar, që ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia për punë të dobët, kur humbet besimin e anëtarëve dhe kur humb zgjedhjet. Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie.

“Me vendim të kryesisë së Partisë dhe Asamblesë Kombëtare, Kongresi i Partisë vendosi: Të ndërpres mandatin 4 vjeçar të kryetare aktual të partisë të bashkive. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj -15 Qershor 2022.

Kryetarët aktual të partisë së bashkive do të ushtrojnë detyrën deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj”, thuhet në vendim. Gjithashtu, degëve të PS do i shtohet edhe posti i sekretarit Ekzekutiv. Por, si do zgjidhen kryetarët e rinj të degëve dhe Sekretari Ekzekutiv?

Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar, ku thuhet se kryetari i partisë së bashkisë përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga mbledhja e zgjeruar”, thuhet në vendim.