Pak orë nga nisja e Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto teksa gjendet në selinë rozë.
Në sfond, teksa ai zbret shkallët e PS-së, shfaqet dhe ish-kryesocialisti, Fatos Nano. Kreu i qeverisë iu ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij në rrjetet sociale se i zgjon herët në këtë ditë pushimi.
“MIRËMËNGJES
dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PSe ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”, thotë Rama