Kamarierja që pretendon se ka fjetur me Orlando Bloom ka akuzuar aktorin e Hollivudit për ‘mosrespekt’ ndaj saj pas natës së tyre të pasionit. Aspirantja aktore 22 vjeçare Viviana Ross, pretendon se Bloom nuk i foli kurrë asaj pas natës së tyre dhe ajo beson se ajo është vënë në mënyrë të padrejtë në listën e zezë nga anëtarët e industrisë si rezultat i kësaj ngjarje.
Në një intervistë me The Sun, modelja tha: “Kam humbur aq shumë, por Orlando nuk ka humbur një gjë të vetme. Ai nuk tregoi aspak klas dhe nuk është një zotëri. Orlando kurrë nuk foli me mua dhe nuk më respektoi…”
Ross, e lindur në Dublin, e cila ishte në Londër për audicion për një film, thotë se ajo u refuzua nga menaxheri i saj pasi u gjet e zhveshur në shtrat me yllin e “Zotit të unazave”./PamfletiMAGAZINE