osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Myslim Murrizi: Sali Berisha duhet t’iu kërkojë falje demokratëve për pazarin e vitit 2008, shumica e figurave në PD të korruptuar dhe që s’kanë lidhje me partinë

Myslim Murrizi: Sali Berisha duhet t’iu kërkojë falje demokratëve për pazarin e vitit 2008, shumica e figurave në PD të korruptuar dhe që s’kanë lidhje me partinë

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi beson se hapja reale dhe e vërtetë e Partisë Demokratike do të ndodhë vetëm nëse ndryshohet ligji zgjedhor dhe i ndarjes territoriale.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Murrizi u shpreh se nuk beson se PD do të bashkohet për shkak të gjuhës së përdorur dhe sulmeve të rënda politike mes palëve, por do të ketë një trazim mes tyre. I pyetur nëse do të rikthehet në partinë e qendrës së djathë në të ardhmen, ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

Gjithashtu, kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare zbuloi se para 3 javësh u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit iu shpreh se duhet të kërkojë falje për miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës mazhorancë-opozitë në prill 2008. Më tej, ish-deputeti i opozitës shtoi se PD mund të rikthehet në pushtet nëse vendoset sistemi zgjedhor mazhoritar kombëtar me 3 kandidatë, duke kujtuar se selia blu gjithmonë ka ardhur në pushtet me këtë sistem Në fund, Murrizi nuk kurseu sulmet ndaj drejtuesve aktual të PD.

Ai e konsideroi kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn si të korruptuar gjatë kohës kur ishte ministër i Drejtësisë dhe që zotëron aksione në kompanitë e kreut të degës së PD të Fier, Agron Kapllanajt. Gjithashtu, Murrizi theksoi se Alibeaj ka frikë të garojë. Për n/kryetaren e PD, Jorida Tabaku, ai e konsideroi si person që nuk ka lidhje me këtë parti. Ish-deputeti nuk la pa sulmuar dhe ish-n/kryetarin e PD, Alfred Rushajn dhe deputetin demokrat të Lushnjes, Saimir Korreshin. Për këtë të fundit, Murrizi e akuzoi për korrupsion gjatë kohës që ka punuar në hipoteka.

-Zoti Murrizi, PD zien nga debati, për shkak se është ndarë në dy grupe. Nga njëra anë kemi grupin e Bashës dhe nga ana tjetër atë të Berishës. Kështu që më lejoni t’ju pyes se kush do të jetë fati i Partisë Demokratike? Mendoni se do të realizohet bashkimi i partisë apo do shkojë drejt një ndarjeje përfundimtare…

Unë nuk besoj se buka e misrit e thyer dhe e ngrohtë mund të ngjitet me pështymë. Nuk ngjitet dot. Ka vetëm një mundësi; të trazohen bashkë që të futen në tenxhere të bëhen trahana. Grupi i Rithemelimit; që e gjykon veten që është shumicë, pra, grupi i deputetëve, se nga aty fillon marrja e pushtetit të grupimit politik; nëse ka shumicën e deputetëve duhet të operojnë me ndryshimin e drejtuesve të grupit parlamentar.

Faktikisht, Yuri Kim është në të drejtën e saj të takojë Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, pavarësisht rezervave të Grupit të Rithemelimit. Ajo e ka takuar si kryetar të grupit parlamentar, ka respektuar institucionin. Sa kohë që Alibeajn e njeh Sali Berisha dhe i shkon në mbledhje, edhe Spaho me Palokën, pse të mos e njohë Yuri Kim që ka lindur në Kore në 1972 e thotë ‘jam amerikane’?! Unë e kam nga eksperienca ime. Kur ishte Rudina Hajdari kryetare grupi, të gjithë e thërrisnin Rudinën në takim. Kur grupi e shkarkoi Rudinën dhe erdha unë, donin apo s’donin më ftonin mua në takime. Ata respektojnë institucionin.

Të gjithë bashkë nuk pajtohen ata. Përpjekja maksimale është që të ruhet çfarë është më e vlefshme për Partinë Demokratike që të jetë shumicë. Por, Alibeaj, (Lulzim) Basha, (Gazment) Bardhi, (Saimir) Korreshi, (Jorida) Tabaku, (Arbër) Agalliu; 6, 7 apo 10 nga kontaktet që kanë, nuk do të bashkohen kurrë së bashku. Këta duhet të jenë të prerë. Plaga do bisturinë që t’i dalë kisti. Është një kist që ka zënë që prej vitit 2013. Nga 2019 kur dogjën mandatet këta që sot janë pro-amerikane dhe dje ishin anti-amerikanë dhe nuk dëgjonin SHBA, nuk u futën në zgjedhjet lokale të 2019.

Gati PD po prek fundin e saj, por a do t’i mbijetojë kohës apo do ketë fatin e partive të para opozitare në ish-vendet komuniste që të shkojë në nivele 3,4 apo 5%, nuk uroj që të shkojë këtu. Në debate me të dyja palët me Flamur Hoxhën dhe Tritan Shehun u kam thënë se halli i demokratëve dhe shqiptarëve nuk është se pajtohet Flamur Hoxha me Flamur Nokën, Tritan Shehu me Gazment Bardhi, se ju në 25 prill bashkë ishit.

Tani janë bërë si gra të lëshuara nga burri, i thonë njëra-tjetër k**** në pazar dhe thonë ‘hajde martohemi prapë se janë futur xhaxhai, daja’. Nuk kanë lë gjë pa i thënë njëri-tjetrit. Kjo është martesë nga halli për interesa ekonomike se kanë shtëpi të pandara.

-Po deklaratat e Berishës që bën me dije se po hapim PD, se i ftojmë të gjithë demokratët, ju duket proces real apo është fasadë?

Unë nuk besoj te ato që çfarë thonë, sepse po të kthehesh pas në retrospektivë çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit, vetëm plumbi i lan, por këta nuk kanë turp. Meta i tha Ramës se ka akuzuar babain e tij e si babain e djalit të tij. Berisha thoshte ‘ti do plumbin se ke vjedhur vagonat’.

Këta kanë qeverisur së bashku, prandaj nuk janë për t’u besuar. Unë besoj në veprimet e tyre. Publikisht ia kam thënë dhe kam patur një takim me Berishën para 3 javësh dhe i kam thënë që të kërkojë falje për pazarin e pistë të prillit 2008. Duhet të kërkojë një sistem që të ketë vlerë vota e shqiptarëve dhe të ketë garë mes vlerave individuale të atyre që aspirojnë në politikë.

PD ka qeverisur 13 vite në politikë dhe ka ardhur në pushtet sa herë që ka patur sistem zgjedhor të orientuar drejt mazhoritarit, drejt vlerave të individit. Në konceptin filozofik, e djathta dhe e majta ndahen te vlera e individit dhe e tufës. Sa herë është votuar në tufë nga 1992 për siglën e partisë, gjithmonë ka fituar PS. Elektorati i qendrës së djathtë nuk shkon pas flamurit dhe siglës së partisë, por pas vlerave të individëve. Hapja e partisë bëhet kur të ndryshohet ligji zgjedhor, sepse sherri vjen për atë dreq karrige në Kuvend.

Nëse do të ketë një ligj me sistem të hapur kombëtar preferencial me 3 emra, të hyjnë në garë të gjithë: Basha, (Jozefina) Topalli, (Ridvan) Bode, (Genc) Ruli, (Majlinda) Bregu, (Myslim) Murrizi, (Rudina) Hajdari etj, të votohen kush do të jenë deputetët e demokratëve dhe të opozitës në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është hapja reale e PD, duhet të kërkosh të bësh rregulla të reja, jo që të jesh ushtar ‘eja pas meje se do jem unë kryetari’.

Çfarë do të bëjmë me këtë sistem që kemi, të presim 2025? A do të na dojë fort Berisha që të na fusë në listë për fitues? Jo. Unë vij të kontribuoj se mendoj se kam cilësi pozitive. Nëse kam cilësi negative, nuk më votojnë dhe hap krahun. Le të jenë 200 kandidatë për 140 deputetë dhe ata që marrin votat të shkojnë në parlament si përfaqësues të demokratëve dhe popullit opozitar. Njeriu nuk e gjykon dot veten ‘më duket se kam gabuar’. Vuajmë pak nga deliri duke menduar se jemi të pagabueshëm dhe na do populli. Duhet të shkojmë te vota.

Jemi shoqëri që e duam atë që na dhunon. E shajmë 4 vjet dhe pastaj atë që na dhunon e votojmë kur vijnë zgjedhjet. Qeverisja më e mirë sipas meje nga jashtë, se nuk kam qenë pjesë e tufës së hajdutëve në 2009-2013, ka qenë periudha 2005-2009. Në 2009, PD nuk fitoi, megjithëse kishte qeverisur në mënyrë të shkëlqyer. Kishte 68 me Fatmir Mediun, Dash Tahirin. U deshën 4 deputetë të LSI që të krijohej qeveria që e çuan pastaj në pikiatë. Nga një qeverisje shumë e mirë në 2005-2009, me këtë sistem zgjedhor PD nuk fitoi. Me këtë sistem votohet për siglën, sigla është votim për tifozë. Ata (PS) janë ekip i krijuar në 1941, ne jemi krijuar në 1991.

Ata kanë tifozë më shumë se ne. Po të ishte sistem i keq mazhoritari, nuk e mbante akoma Anglia, Kanadaja, vendet anglo-saksonë. Demokracia nuk është perfeksion; dy budallenj vlejnë më shumë se një. Problemi është që të garojnë. Ai që fiton ka më shumë anë pozitive, ka lidhje mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Deputeti është i detyruar të përcjellë hallet e qytetarëve se i duhet për mandatin tjetër. Me të emëruar ku të lënë këta? Zgjidhet Grida Duma deputete në Rrogozhinë apo Taulant Balla u zgjodh në Elbasan dhe vjen si bajraktar i Fierit dhe Lushnjes. Pse?! Se kështu e do partia. Po të ishte me zonë elektorale, nuk shkulej nga zona e tij.

-Po ju do investoheni për bashkimin e PD? Nëse po kush është receta…

Nëse Berisha me Grupin e Rithemelimit do të ndryshojnë drejtimin e grupit parlamentar duke hequr Enkelejdin dhe vendos një tjetër e i imponohet mazhorancës që të ndryshojë këto rregulla loje, unë nuk kam ndonjë problem për hapje të PD. Do afrohem, do t’i nënshtrohem votës së anëtarësisë dhe të realizoj aspiratat për karrierë politike. Po kështu si Baba Mondi ‘më uroni për festë te teqeja ime’ nuk shkon. U kam thënë që nëse nuk prishin pazarin e prillit 2008 dhe nuk rishikojnë urgjent hartën territoriale, nuk e bashkoni dot PD dhe nuk ngjallni dot shpresë. Unë nuk shes mend se di më shumë se ata. Ata dinë, por puna është se nuk e kanë shijuar kurrë të qenit të lirë.

Ata flasin të mos i prishin qejfin Berishës ose Bashës. Unë e kam fituar lirinë që në 1990 dhe kam dalë kundër Berishës në 1994. Jam rebel, sindikalist, nuk jam i parimit të Biblës. Ti shkon i pyet, ata hapin telefonin të shikojnë se çfarë u ka shkruar kryetari. Flasin për moral këta! Në një emision këtë javë thashë se këta janë si një femër fatkeqe që ka punuar 20 vjet në prostitucion dhe vjen në fshat dhe u thotë grave të fshatit që janë të përdala. Thonë se Enkelejd Alibeaj është politikan i ri.

Ka punuar te antikorrupsioni, ka qenë Ministër Drejtësie me plot skandale nëpër burgje. Një hajdut me aksione te firma e Agron Kapllanajt. Në 2013, isha i gjashtë i listës për PD në Fier, u zu me Olldashin, punoi kundër PD. Një spurdhjak që e mbështeta fort për Sekretar PD, hyri në garë me Eduart Selamin dhe Arben Ristanin dhe nuk u fut në balotazh, edhe pse duhej të futej. E ka frikë votën.

E caktoi Basha pastaj në Memaliaj, e ktheu Luan Baçi kandidat në Fier. Ka humbur me rezultatin më të turpshëm në të gjitha zgjedhjet, 27 mijë vota më pak me Armando Subashin. Unë isha kryetar i PD në Lushnje, në të dyja bashkitë që isha morëm 48.6% të votave se kisha vërdallë plot hajdutë. Le ai hajduti i hipotekave që ka në Kuvend, Saimir Korreshi. Enkelejdi është i ri shumë! Jorida s’ka lidhje me PD.

Erdhi në 2011 gjashtë muaj zv/ministre Integrimi, pastaj u bë n/kryetare e bashkisë së Tiranës kur fitoi Basha si kryebashkiak. Grida, Gjekmarkaj, Rrushaj…kur unë dilja në opozitë kur u vra Azem Hajdari, Rrushaj ishte n/drejtor i KESH-it, 4 vjet me Andis Harasanin, 4 vjet me Alfred Palokën. Hajde demokratë, hajde! Këta nuk e shikojnë ku është realisht defekti. Nuk është problemi se po zihet Berisha me Lulin.

Urrejtja e shqiptarëve që i dha PD 1 milionë shuplaka në 2013 ishte falë arrogancës së 500 halabakëve që ishin niveli i dytë e i tretë: drejtorë rajonalë, drejtorë të përgjithshëm dhe ministra që nuk të prisnin më në 2009-2013. Vidh LSI, vidh dhe këta. Nuk i harrojnë shqiptarët. Vjedhin dhe këta të majtët, por si duket ky popull e pranon që e majta të vjedhë, kurse e djathta në demagogji duhet të jetë e shenjtë. Edhe ky popull e ka shpirtin pak majtas.

Intervistoi: Dario VELAJ