Gazetari Frrok Çupi duke analizuar figurën e Sali Berishës, deklaroi në emisionin “Arnautistan” se fuqia e ish-kryeministrit qëndron te niveli i tij mesatar që tërheq turmat. Çupi u shpreh i bindur se SHBA nuk e ka ndëshkuar Berishën vetëm për korrupsion, por sepse ai ka mëkate mbi sigurinë në rajon dhe goditjen ndaj Uashingtonit.
“Berisha është minë e vetvetes, pëlcet, nuk ka orientim, nuk ka filozofi, nuk ka drejtpeshore, nuk ka stabilitet. Një miku im politikan më tregonte se si i kishte thënë se do bëhej ministër në qeverinë time.
“Ti çfarë nuk ke thënë për mua!”-, Berisha i tha: ‘ky popull kur harroi 97-ën!
Deklarata pro-Orban e Berishës, po të kishte stabilitet Berisha, do ta merrnim për pro-rus. I ka fijen shumë të ngushta. Murin Berisha e ka tmerrësisht afër. Nuk e besoj se do ta marrë PD-në. Nëse e merr për mua do jetë gjë më e mirë. Me Berishën PD nuk ekziston, është e vdekur. Ajo parti duhet që me dhimbje të mbyllet.
Do na mbetet për ca kohë si gjyle nëpër këmbë. Berisha kontrollon pjesën e korruptuar të shoqërisë, janë zyrtarët e korruptuar pas tij. Ka edhe pro-rusët dhe pro-lindorë të tjerë. Një pjesë e tyre janë ushtar të paditur. Duan ta fyejnë Berishën, ta shohin nën këmbët e Berishës. Fuqia e Berishës qëndron te niveli mesatar i tij, e kthen në motor të turmës, në një njeri të turmës, mesatar.
Kohët e fundit vishet me kostum të vjetër dhe të shëmtuar. Berisha del nga turma me atë kostum. Dihet që është i pasur, por ai kostum i duhet që të jetë si turma. Profesionalisht nuk mbahet mend të ketë bërë një operacion, kulturalisht nuk mbahet mend të ketë lexuar një libër, në estetik është përshesh.
Është një alkoolist i zellshëm, bën një jetë urrejtje dhe inati. Një njeri i kulturuar s’mund t’i ketë këto. Ndëshkimi i Amerikës nuk do jetë vetëm ndaj Berishës, por edhe ekipit të tij. Jam i sigurt që SHBA nuk e ka ndëshkuar Berishën vetëm për disa para. Berisha ka mëkate të mëdha në raport me sigurinë në rajon dhe goditjen ndaj SHBA-ve, në bashkëpunim me diktatorë të rajonit dhe botën islamike”.