Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë aleati më i rëndësishëm dhe më nevralgjik që ka Shqipëria. Këtë viti shënohen plot 100 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Këto raporte vëllazërore e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë, duke bërë që vendi jonë të përfitojë mbështetje të gjithë anshme nga Uashingtoni dhe të ndihemi më të sigurtë krah tij.
Por përveç mbështetjes që SHBA po i jep Shqipërisë, amerikanët do të mbahen mend në këto 30 vite, si e vetmja fuqi që nxori jashtë loje ish-kryeministrin Sali Berishën.
Kjo pasi më 19 maj të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli familjarisht “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha. DASH publikoi asokohe në faqen zyrtare vendimin e plotë ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se, nëpërmjet këtyre veprimeve, ish-kryeministri ka pasuruar aleatët e tij politikë dhe familjen e tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar. Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrin Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi
.Ndërkohë dy ditë më pas gazeta iu drejtua DASH, për të mësuar më shumë detaje rreth këtij vendim. Gazeta iu drejtua me një e-mail një prej zëdhënësve të DASH duke i drejtuar këtë pyetje: “Z. Berisha, në një reagim në Facebook mohoi pretendimet e Departamentit të Shtetit se ai është i përfshirë në korrupsion. A keni ju prova që ish-kryeministri është i përfshirë në korrupsion dhe ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar familjen e tij”.
DASH në përgjigjen për gazetën shprehet se Sekretari Blinken, para se të ndërmerrte këtë veprim ka marrë në dorë informacione tepër të besueshme që vërtetojnë përfshirjen e ish-kryeministrit në korrupsion.