Ish-ministri i akuzuar për korrupsion dhe si bashkëpuntorë me të njohurin në fushën e trafikut të drogës Klement Balili, Ylli Manjani, ka folur për takimin e sotëm të Yuri Kim me deputetin Enkelejd Alibeaj dhe zhvillimet në PD.
Duke qenë se Manjan ka shpëtuar pa u hetuar dhe gjykuar për milionat e Byzylykëve dhe pasi është larguar me ceremonia nga të gjitha ofiqet që i merrte si pelivan, duke bredhur nga një parti në tjetrën, ka disa kohë që shikon ëndërr me Berishën non grata dhe të akuzuar për një seri krimesh, si njeriu që mund t’i jap ndonjë kolibe te Foltorja.
Ndaj, nëpër studio ku e thërrasin, ai nuk heziton të lehë kundër SHBA dhe ambasadores KIM, si rrezik imediat dhe për atë vetë.
Manjani ka ironizuar me “marrëveshjen” e sajuar si gjithmonë nga Sali Berisha që Kim i ka bërë atij gjatë ditëve të fundit, madje e ka quajtur atë një non grata në Shqipëri pasi sipas tij ajo nuk asnjë lidhje me misionin diplomatik në vend.
Duke e krahasur me Grenell në Berlin, Manjani theksoi se ai nuk ka bërë as një të njëqindën e asaj që ka bërë Kim në Tiranë dhe është larguar brenda 24 orëve.
Pjesë nga intervista:
Manjani: Nuk ja vlen të komentojmë me kë bënë foto Yuri Kim. Doktor Berisha ka denoncuar një marrëveshje që i ka bërë Yuri Kim që të mos kandidojë për kreun e PD-së madje edhe të vendosë një kryetar tjetër kë të dojë ai qoftë edhe për pak kohë.
Nëse është e vërtetë si e përkthen këtë?
Manjani: Yuri Kim propozon marrëveshje? Uaau! Një non grata që do hanim bar po të flisnin me këtë? Uaau! Pra fliskan me Berishën këta, spaskan parime këta? Uaau! USA? Uaau! Kanë lënë çdo punë këta, ska asnjë konflikt bota dhe gjithë punët që ka DASH dhe Yuri Kim është të merren me Berishën? Uaau! Sa uaau do?
Si është e mundur që ofrojnë një marrëveshje këta? Marrëveshje për çfarë? Këto non grata u jepkan dhe u hiqkan për qejf? Është qesharake është niveli më i ulët i përfaqësimit.
Ka tre tendenca që unë vë re me performacën e ambasadores së ShBA-së në Tiranë, një tendencë është ta sulmojnë atë, një tendencë është ta neglizhojnë atë dhe një tendencë është ta demaskojnë atë.
Manjani: Unë mendoj se mbi të gjitha, shqiptarët nuk kanë të drejtë ta fyejnë. Është e papranueshme. Kush do që e ofendon atë do të thotë se nuk ka argument. Argumente ka sa të duash. Unë Ylli Manjani mendoj dhe e kam thënë se ajo është ‘non grata’ dhe nuk ka asnjë lidhje me misionin diplomatik.
Një shtet normal do ta përzinte nga territori i Republikës së Shqipërisë. Sepse i ka kaluar të gjitha limitet legale, kushtetuese dhe njerëzore. Nuk ka bërë asnjë të njëqintën e kësaj që bënë Kim në Tiranë, Grenell në Berlind dhe iku për 24 orë./Tellalli.al