Juristi Romeo Kara shprehet me bindje të fortë se ka ardhur koha që Presidenti tashmë të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli dhe jo të presim pazarin e radhës.
Jo vetëm kaq, por Romeo Kara sjell në kujtesë edhe ‘pazarin’ mes Berishës dhe Nanos kur u zgjodh president Bamir Topi.
Postimi i plotë:
Rrime e presim pazarin e radhes per zgjedhjen e presidentit, nderkohe qe zgjidhja e vetme qe duhet bere eshte: zgjedhja e tij drejtperdrejt nga populli.
As parlamenti nuk ka zgjedhur ndonjehere presidentin edhe pse de jure ka votuar per të.
Tradicionalisht, ata qe kane zgjedhur delet parlamentare, ata kane zgjedhur presidentët dhe gjithshka tjeter.
Çudia me e madhe ka qene, kur gjashte prej tyre te kampit socialist, te shitur ose jo, nen dirigjimin e pazarit Berisha-Nano, zgjodhen Bamirin president, duke shpetuar Saliun dhe PD-ne nga zgjedhjet e parakoheshme.