Gjykata rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.
Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars.
Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.
Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.