osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Janë dhunuar Varrezat e Dëshmorëve! Dhënia pa kriter e dekoratave nga Meta skandal! Glorfikimi i figurave kriminale si Mithat Frashëri turp kombëtar

Janë dhunuar Varrezat e Dëshmorëve! Dhënia pa kriter e dekoratave nga Meta skandal! Glorfikimi i figurave kriminale si Mithat Frashëri turp kombëtar

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho ka ngritur alarmin se Varrezat e Dëshmorëve janë shkatërruar qëllimisht. Në një prononcim për gazetën “SOT” ai u shpreh se një dorë kriminale i shkatërron natën, ndërsa theksoi se kjo mund të jetë një hakmarrje.

Ai vijoi më tej duke thënë se, vandalizmi i ditëve të fundit tregon se po rigoditen dëshmorët në varrezat e tyre. “Ka ndodhur një mynzyrë e madhe, më i madh s’ka ku të shkojë për një komb, për një shtet, për një popull. Janë shkatërruar e dëmtuar Varrezat e Dëshmorëve qëllimisht. Është fjala për Varrezat e Dëshmorëve të popullit shqiptar, të këtyre 100 viteve të fundit.

Një dorë kriminale tinëzisht edhe në pabesi shfrytëzon natën dhe me egërsi bishash i shkatërron dhe i dëmton ato. Qëllimisht dhe me një prapavijë që duket haptazi që është hakmarrje. Ndaj kujt bëhet kjo hakmarrje? Ndaj dëshmorëve që ndër vite epopesë dhe historisë së luftës antifashiste, veçanërisht atyre që sakrifikuan si partizan në Luftën e Dytë Botërore. Është e vetmja luftë në historinë e këtij kombi që ai e ka fituar tërësisht me forcat e tij duke shporrur pushtuesit nazifashist dhe bashkëpunëtorët e tyre ballist, zogist.

Gjithnjë populli i ka nderuar e nderon veçanërisht ata në një ditë të veçantë, si 5 Maji, dita e vrasjes së Heroit të Popullit Qemal Stafa. Por, vandalizmi i ditëve të fundit tregon se po rigoditen dëshmorët atje në varrezat e tyre të posaçme.

Ky lajm, kjo ngjarje e rëndë vjen nga Korça, por jo vetëm nga ky qytet i rezistencës antifashiste. Atje në Korçë janë prishur e dëmtuar mbi 30 varre dëshmorësh të këtij rrethi, por edhe në rrethe të tjera vihet re mungesa e kujdesit dhe lënia në mëshirë të fatit e këtyre vendeve të amëshuara, ku prehen ata që derdhen gjakun për liri. Opinioni i gjerë, familjarët dhe të afërmit, shoqatat e dëshmorëve e veteranëve janë shqetësuar, kanë reaguar, por në këto vendngjarje kriminale vetëm organet e prokurorisë hetojnë, ndërsa qeveria dhe strukturat e saj kanë heshtur.

Pse heshtin dhe nga kush heshtin? Le të themi dy fjalë për arsyen e heshtjes së shtetit apo lënien deri në përdhosje të varreve, muzeve, lapidarëve, përkujtimore të dëshmorëve? Ka vite, pas përmbysjes së madhe të viteve ‘91, që nuk ka më respekt për këto simbole.

Ka vite që qeveritë, edhe kjo e këtyre 8 viteve të fundit, nuk u bën përshtypje këto akte, kjo rrokopuje kriminale dhe këtu nuk kemi vetëm fjalën për qeverisjen e Sali Berishës. Në këtë heshtje nuk është puna se ka vetëm harresë apo nënvlerësim, sepse shembulli i lapidarit nënë Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve Tiranë nuk është monument i arkitektëve të panjohur shqiptare apo italiane, por një artisti të madh të skulpturës shqiptare, Kristaq Ramës, lapidar tek i cili titullarët e shtetit kujtohen të vendosin lule në raste festash përkujtimore”, tha ai.

Glorifikimi i ballistëve dhe zogistëve

Ish-deputeti socialist Spartak Braho, u shpreh se sulmi ndaj simboleve ka sipas tij, një “gjenerator që e nxit. Ai theksoi se, është fryma e rigjallërimit neofashist e hakmarrës të të mundurëve, të luftës së dytë botërore, si edhe si rrjedhojë e aktit të turpshëm të kryministrit.

“Por nuk ndodh kështu me simbolet e tjera të tërë vendit, për të cilat nuk ka as inventare e kujdes për mirëmbajtjen e tyre, përjashto veçse kujdesin modest të organizatave shoqërore patriotike. Sulmi ndaj simboleve me sa duket ka një “gjenerator” që e nxit.

Është fryma e rigjallërimit neofashist e hakmarrës të të mundurëve, të luftës së dytë botërore, është rrjedhojë e aktit të turpshëm të kryeministrit tonë “socialdemokrat”, që kulmoi me evokimin dhe nderimin që i bëri kryeballistit Mitat Frashëri, dhe vendosja e tij në një memorial të pajustifikuar për kontribute në fushën e shkencave albanologjike, ku ai ishte thjeshtë një kriminel i Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Dhënia e dekroatave pa kriter nga Meta, skandal

Sakaq, ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, komentoi edhe dekoratat e dhëna pa kriter nga presidenti Ilir Meta. Ai theksoi, se presidneti Ilir Meta me dhenien pa kriter të dekoratave ka shpërdoruar detyrën, ndërsa e cilësoi si një skandal.“Është fryma e dekorimeve pa inventar e të pamerituara të Presidentit Ilir Meta, që e ka shpërdoruar këto dy tre vitet e fundit ceremonitë për nderime lloje- lloje bashkëpunëtorësh të nazifashizmit.

Janë të gjitha këto disa nga arsyet që ka gjallëruar dorën e zezë që është zgjatur dhe godet jo vetëm simbolet fizike të historisë së këtij kombi, por dhe tentativave për të ndryshuar historinë. Është çudi e madhe që formacioni politik, PS në mënyrë të veçantë edhe në këtë rast nuk u kujtuar të reagoi, ti dënojë.

Me sa duket përkujtimi i ngjarjeve të lavdishme të luftës dhe simboleve të tyre, mbrojtja e vlerave antifashiste u duhen vetëm në situata elektorale. Ka ndodhur madje në këto vite të qënies së socialistëve në pushtet, të ushqehen me fonde shtetërore institute gjoja historike, në emër të anti- komunizmit të cilat paguhen e ushqehen vetëm të shpifin, vetëm pseudo historiane të tipit të Uran Bufkës etj. Ndërkohë që nuk kompesohet kjo mangësi me ngritjen dhe mbështetjen e një instituti të posaçëm për studimin e Luftës së Dytë Botërore i cili me kompetencë të bëjnë dhe korigjime të nevojshme të kësaj historie.

Po pse nuk e bën këtë qeveria e socialistëve, mazhoranca parlamentare dhe mbetet kjo vetëm te kontributi personal i studiuesëve P.Xhufi, M.Kasmi P.Milo, Xh.Shehu, etj ? Sepse udhëheqësit politik aktual në emër të anti- komunizmit dhe “shkomunistizimit” të historisë, shfaqin në thelbin e formimit të tyre prirjet e turbulla ideore të mbushura me ide të djathta e anarkiste, me mungesë respekti për luftën e heronjëve dëshmorëve, për fitoren e madhe të brigadave partizane që u rreshtuan me koalicionin e madh antifashist të anglosovjete-amerikane”, tha ai.

Ligji duhet të ndëshkojë dhunuesit e Varrezave të Dëshmorëve

Ndërkohë ish-deputeti i PS, Spartak Braho u shpreh se mbi simbolet e luftës antifashiste në botë asnjë nuk guxon që të vërë dorë. Ai theksoi, se ato nderohen madje edhe me ceremoni madhështore. Braho vijoi më tej duke thënë, se kur ka dhunime ndaj simboleve e ambjenteve përkujtimore këto raste ndëshkohen.

“Nga qeveritarët tanë mirë është bërë, që janë krijuar kushte për nderimin e ushtarëve italianë, gjermanë, grekë, etj për të cilët janë ngritur edhe parcela të veçanta varresh. Por, pse lihen mënjanë bashkëluftëtarët dhe dëshmorët e luftës, partizane. Në Manthausen të Gjermanisë kampi famëkeq i shfarosjes, LAPIDARI që simbolizion qëndresën e popullit shqiptar, është jo vetëm më madhështori dhe dinjitozi, por edhe më i mirëmbajturi e vizituari.

Vumë në dukje më sipër se është gjallëruar, se fryma e revanshimit neofashist dhe e të djathtës ekstreme është gjallëruar edhe në disa vende europiane. Duket se reflekse të kësaj fryme vijnë edhe në Shqipëri, por në asnjë prej këtyre vendeve nuk guxon kush të vërë dorë mbi simbolet e luftës antifashiste. Kudo ato nderohen, në ceremoni festive madhështore nga popujt dhe shtetarët e tyre.

Në mënyrë sporadike shfaqen dhunime ndaj simboleve e ambjenteve përkujtimore të çifutëve të nxitura nga rrymat antisemite. Por, në këto raste këto shtete veprojnë, godasin e u tundin dhëmbët me kamxhikun e ligjit, për të mos i lejuar. Vetëm, dhe për fat të keq këto nuk ndodhin në Shqipëri, ku siç thotë Kadareja tentonte për ti rivrarë të rënët e luftës çlirimtare. ­­­Ky është një turp, e në këtë kuptim s’kemi pse i turremi vetem Sali Berishës dhe rrezikut për rikthim të tij me një skenar ku mund të na shfaqet seria e dytë e një filmi horror”, deklaroi ai.