Lulzim Basha shprehet se PD nuk mund ta ketë kartën morale të shpëtimit të shqiptarëve nga një regjim i pakicës nëse braktis lajtmotivin që ka lindur, që është vlera dhe orientimi perëndimor.
Nga Shkodra, ai tha i prerë se PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga fshehja e të vërtetës nga gjuha e propagandës dhe gjuha e linçimit.
“Prej kohësh debati shkon aty ku i intereson një grupi njerëzish dhe jo aty ku i interesojnë shqiptarët. Shqiptarët janë të dëshpëruar sepse një grup njerëzish mbajnë peng politikën dhe të ardhmen e vendit.
Mposhtja e këtij sistemi si fillim duhet bërë duke kuptuar se sa jemi në lartësi të detyrës në si demokratë dhe si do ta bëjmë këtë. Bashkimi bëhet rreth vlerave. Nuk mund të flasësh gjithë ditën për bashkim dhe të ngresh në piedestal anti-vlerave”, shprehet Lulzim Basha.