osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Quiz social-politik!

Quiz social-politik!

Zeri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokellin, vikat , mundohet, sforcohet per token betohet.

Të rrumbullta e origjinale i ka mendimet të gjitha i lidhen në stomak, disa i shkojnë lart disa i shkojnë poshtë. Ato që njerr nga goja shoqerohen me tinguj gërrrrrr gërrrrrr, mërrrrr mërrrrr, dërrrrr dërrrrr , bërrrrr bërrrrr!

Si krusma e një pistolete loder degjohet neper studio kokrrama e tij. Tund gishtin, tund koken që të ruaj të prapmen. Perpelitet zvarritet, çapitet pas Doktorit venitet ! Në emer të tij kercenon, fal dhe premton. Serviloset ndaj të madhit zymtohet pranë të voglit. . Ha presh bën pershesh. Neper poste plaket , i pacipe , zvarranik me shikimin si qukapik. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti, per vete një here u bë armik po Doktori e fali e vuri në peqi ku ai denesi si femijë. Ideolog , demokrat, intelektual, matrahul perdoret gjithmone si shul.

Shahin Kadarene pat habitur teksa spiunonte “armiqtë e Doktorit” por ai dilemen shpejt e shoi e me një stileme në shënjë qelloi. Gomari lart e me lart fluturoi.

Tani sillet si triumfator, si vigan ashik qe mbush vendin me pleh organik, si rithemelues, si perbashkues !

Gjuha i thahet se kepucet e Doktori lepin po lart e me lart do e çojnë Partinë. E dikush e quan zullap, ndonjë e therret trap, kellirë në këtë rrepirë. Po ai nuk ndalet gjithmonë në pushtet rron në selamet minister e deputet plot 30 vjet. Ky është rithemeluesi, zë ndeshkuesi ky që bën tërrrr tërrrrr , dërrrrr dërrrr përrrr përrrrr !

“More dudum kokekungull

Gojebuall e barkrrumbull

Thuame, të rëntë pika!

C`te duhet ty politika?

Hiq, more dudum dore, hajde

Te te kllasem në një kade

Plot me mjalt`e me recel

Ha pi e kurre mos del”.

Konica këtë pyetje do i bënte se Konica nuk e njeh Doktorin si perkufizuesin e vetem të virtyteve, si magazen e vetme të se drejtes e jo me lakeun e tij senil me të cilin po na dizenjon të ardhmen. A është gabim ? Po është po ç’ti bësh vdiq pa e njohur. A e gjeni dot kush është personazhi?

Quizi do jetë rubrika e re e kesaj kohe jallane e cila do ftojë kujtesen e lexuesit në i gjen menjehere 15 personazhet që në fokus do ketë?!! Gërr -Gërri qe i pari si më i dukshmi e lozonjari, si më i perkushtuari e ofiqari.