Adriatik Llalla, i larguar para disa kohësh në Gjermani, nuk i shqetësoi fare autoritetet. Sipas mediave, pikërisht 2 vite më parë, më 14 gusht 2016, familja e tij u largua nga vendi dhe u akomodua në një zonë “klas”, për të mos u kthyer më në Shqipëri. Adresa e saktë nuk dihet, por Ambasada Gjermane, në Tiranë, pranon se deri tani, ai dhe familja e tij qëndrojnë në në Gjermani si çdo qytetar tjetër.
Por, Dr. Johannes Dietrich, personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në Ambasadë, thotë se ligjislacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit, që të strehohet si çdo qytetar normal. Por, sa e vërtetë është?! Adriatik Llalla si një person i rëndësishëm në shtetin shqiptar, nuk mund të trajtohet në një shtet Europian si një qytetar normal, në momentin kur paraqitet para autoriteteve të emigracionit, për të kërkuar azil politik, jo për “bukë”, por për të fituar paprekshmërinë.
Ndaj, largimi i tij pak kohë para se dosja e tij penale të transferohej tek Krimet e Rënda, në Tiranë, ka qenë e mirëorganizuar. Për të mos patur pengesa ligjore, miqtë e tij kishin menduar për të. Askund nuk ishte dorëzuar një shkresë zyrtare, ku të njoftohej, se zoti Llalla ishte në proces gjyqësor penal. Duke qenë se prokurori e dinte, ai i’a delegoi kompetencat avokatit z. Sokol Hazizaj, i cili kur mediat e zbuluan qëllimin e vërtet, se Llalla po i linte shëndetin drejtësisë, deklaroi se klienti i tij kishte shkuar për trajtim shëndetësot personal, pasi vuan nga epilepsia.
Por, ai nuk ka asnjë dijen se ka një dosje penale për të, e aq më tepër se duhet të paraqitet përpara KPK, se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se avkati i tij, Hazizaj, ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij. Kjo është më se e vërtetë, se ato nuk kanë komunikuar, sepse për vetë specifikën e azilit të kërkuar, kërkuesi e ka të ndaluar komunikimin me autoritet shtetërore, në vendin ku rrezikohet.
Por, si ka vepruar Llalla gjatë kësaj kohe? Sulmet nga mediat dhe konflikti me ambasadorin amerikan Donald Lu, kanë qenë arma kryesore e tij, duke përdorur dhe një sërë dokumentash, si akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesat e bëra për të arrestuar politikanë pa prova, apo ndërhyrjet amerikane për të ndërprerë hetimet ndaj kompanisë kanadeze të naftës “Bankers Petroleum”, gjë që e bëri sepse ndihej i rrezikuar.
Gjithashtu, Llalla shfrytëzoi dhe situatat e agravuara midis qeverisë Gjermane dhe asaj Amerikane, e cila i kishte ndaluar hyrjen në SHBA, që nga ana e tij u konsiderua si një vendim i padrejtë. Pra këto ishin dy kolonat kryesore të kërkesës, por edhe argumenti, se si një Prokuror i Përgjithshëm, i rrezikohet jeta nga mafia në Shqipëri, si një vend i mbushur me krime dhe banda mafioze, një argument që e përdor çdo ditë, e më shumë politika e djathtë opozitare.
Një burim konfidencial nga një shtetas shqiptarë, që është zyrtar në zyrat e emigracionit të landit Baden-Württemberg na shkruan:
“Adriatik Llalla i’ua hodhi, ditën e hënë ai ka përfituar statusin e emigrantit politik, si rast i veçantë. Por ka pak procedura që ai t’ia hedh përfundimisht.
E vërteta është, se tashmë dokumentet e Llallës janë në “Komisionin e Rasteve të Vështira”, çfarë do të thotë, se familja Llalla e ka kaluar fazën e parë dhe tashmë pritet të marrë statusin e azilantit në Gjermani, që do të thotë, paprekshmërinë nga ligji shqiptar.
Ndaj, ta gëzoni karrigen e Llallës, se do jap llogari avokati për të, por edhe sikur të dënohet, as qimen e flokut nuk i prek dot një shtetasi gjerman, shteti i juaj!/Ekskluzive.al