Florian Marku siguroi fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.
Në raundin e katërt Marku lëshoi një breshëri grushtesh duke e detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.