osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur nuk bëni dot drejtësi për veten… si do ta bëni për ne!

Kur nuk bëni dot drejtësi për veten… si do ta bëni për ne!

Nga Anri Bala

Midis pyetjeve të mëdha me karakter “jetik”: “E shiti mallin apo e bleu?… Është e vërtetë apo është e rreme?… Merret apo s’merret me trafik?”, disa përgjigje jo me pak rëndësi, pritet shumë shpejt të konfirmojmë realitetin, me të cilin ndodhemi me drejtësinë!

Për fatin, që na trokiti në derë, kallëzimi i “dëshmitarit X”, do të shërbejë për t’i treguar Europës, se ne dimë t’i bëjmë mirë punët e shtëpisë, respektojmë dhe ndëshkojmë me forcën e ligjit, cilindo kundravajtës ligjor, pa dallime partiake, krahinore, gjinore apo farefisnore.

Por, do na duhet të presim edhe pak ditë, e me shpresën dhe sytë drejtuar nga Zoti, ndoshta… për të vetmen herë, ajo do të bëhet… drejtësi për ne dhe në fund për Europën dhe Amerikën, të cilët nuk janë gjë tjetër, veç spektatorë-inspektorë të hallit tonë… dhjetra vjeçar. Të më ndjeni, por kësaj here më duhet të falenderoj pamasë opozitën, e cila e “përshpejtoi” këtë proces, me akuzat për Ministrin Xhafaj dhe deklaratën e dëshmitarit “X”.

Edhe pse ngjarja e fundit, të sjell ndërmend dëshmitarin “Y”, të bllokut të kuq, i ndarë nga jeta pak kohë më parë dhe atij “Z”, i 26 viktimave të Gërdecit”, i vrarë aksidentalisht në “gjuetinë e fundit”, ky precedent është i llojit të veçantë, pasi do t’i jap fund “lojës” disa vjeçare: “Shpif, shpif, se diçka do të mbetet!”, e sajuar me mjeshtëri prej tregtarëve të shpifjes dhe arkitektëve të poshtërsive! Shumë shpejt, nëse ka vullnet nga ana e organit të akuzës për të zbardhur ngjarjen, shprehja do të kthehet në një postulat tjetër: Shpif shpif, se do mbetesh në burg!

Ajo që më çudit, e s’di t’i jap përgjigje, janë deklaratat pa asnjë sens dhe në kufijtë e një të marri, të liderit të PD, se dëshmitarit kyç të çështjes, i kërcënohet jeta… nga drejtësia! Ndaj, kërkon me këmbëngulje dhe me tone kërcënuese, që policia dhe prokuroria, e cila po i bënë presione dhe mund ta “eleminojë fizikisht”, nuk duhet t’i vihet mbrapa “X”-it, derisa ngjarja të “zbardhet”… nga PD! Një plan i dalë boje tashmë, ose një kërkesë kriminale: “Na jepni kohë, siç kemi bërë me shumë lyrash të tjerë, që ta fshehim dëshmitarin, si azilant… që të mos dëshmoj kurrë”. Kllouni i SHQUP-it, me gomarllëqet që nxjerr nga goja, të denja për libër “Guinness”, nuk po e kupton akoma, se prapa i janë vënë atij dhe “konellapsëve” të partisë, që u fshehën prapa hijes së tij, kur reagoi zyrtarisht drejtësia.

Basha kërkon drejtësi, por pa u përfshirë organet ligjzbatuese, meqënëse janë të kapura… e ndaj drejtësinë do të na e sjellë ai “në pjatë”, siç bëri në kohën kur vrau 4 njerëz në bulevard, për të mbrojtur pikën e dobët të “nunit” të tij, me publikimin e videos së bllokut të kuq… vranë dëshmitarin kyç të çështjes së Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 njerëz, ndër to edhe fëmijë e gra… “zhduk” 230 milion dollarë, pa lënë gjurmë, si hajdut klasi dhe i’a hodhi me një raport mjekësor… dha urdhër me bekimin e shefit të tij, i cili e quajti “vullnet politik”, mbjelljen e hashashit në Lazarat, duke krijuar një shtet brenda shtetit, me banda të armatosura, ku prej mosbindjes së forcës shtetërore, mbeti i vrarë, si viktimë e narkoshtetit brenda shtetit, efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, të cilin e nderoi këtë 5 Maj, me një buqetë lulesh si hero, tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”!

Por, nga ana tjetër, kur ju zoti Rama thoni se: “Ne nuk jemi si ata!”, kjo as të bënë të qeshësh dhe as të bënë të qash… se nuk ka shqiptar që nuk e kupton pohimin tënd… prandaj të kanë votuar masivisht, për të mos qenë as nga soji i Qoftëlargut dhe shpurës së tij e as gjysmagjel i sojit të plaçkitësve të partisë së Lavjerrësit dhe Furtunës…! Por ama, votat i ke marrë, mos të jesh… ndryshe, nga ata që të votuan!

Ndaj, pas kaq vitesh durim… ne z. Rama, jemi të paduruar të marrim vesh, se si do vejë kjo punë, e më në fund për të kuptuar, se sa ndryshoni ju me kriminelët të pagjykuar, për akuzat më të rënda që mban ky vend, si vrasje në masë, ekzekutim me togë pushkatimi, grabitje dhe varfërim, narkotrafik… e në vend që të jenë atje ku e kanë vendin, vazhdojnë e tallen me ne, viktimat prej së gjalli dhe u nënqeshin atyre prej së vdekuri, duke folur nëpër ekrane, denoncuar e kërcënuar… a thua se fajtorët jemi ne!

Nëse provohet që audio-përgjimi është i vërtetë, atëherë të gjithë duhet të jepni dorëheqjen, por nëse nuk është ashtu… atëherë nuk ka brimë që i bënë derman opozitës… as ajo e Salianjit, as ajo e Bardhit dhe as ajo e Alibeaj… mbase e Bashës mund të bëj punë, sepse do jet aq e madhe, sa do ketë vend për të gjithë!

Nëse nuk përgjigjen penalisht autorët e kësaj megashpifje, që torolliti gjithë dynjanë dhe nëse s’dini të bëni drejtësi për “veten”… lërjani Profesorit plak në dorë, ju a tregon ai si mbrohet motra, vëllai, vajza, baxhanaku, dhëndri dhe kunati, pa i’u prekur një qime dhe … të vazhdojnë të na tallin e nënqeshin duke na parë nga vilat e sarajet.

Shqipëria është “gati” për Europën, por a është gati Europa për Shqipërinë, kjo është pyetja që më shqetëson?! Për aq sa logjika s’ma pranon, nuk mendoj se Europa është gati për një vend, ku vrasësi dhe hajduti qarkullojnë ende të lirë dhe janë në garë, për të përcaktuar fatet tona.

Personalisht, nuk kam parë në asnjë cep të Kodit Penal, të jet shkruar ndonjë ligj i veçantë për vëllezërit, motrat, djemtë, vajzat, kunetërit, dhëndrat dhe baxhanakët e politikanëve… ndaj rasti i vëllait të ” Xhafajt”, duhet gjykuar sikur të ishte gjithësecili prej nesh dhe të njëjtën përgjegjësi ligjore, duhet të mbajnë edhe “shpifësit”, nëse provohet se kallëzimi nuk është i vërtetë.

Nëse nuk e bëni një gjë të tillë, kryetari i sektit anti-shtet, që drejtësinë e bënë vetë, do të hap çadrën “Nr 2” përpara kryeministrisë, pak para hapjes së negociatave, e për t’ia hedhur edhe kësaj here burgut dhe për të treguar, aty ku nuk e njohin dhe e dëgjojnë, se edhe ju jeni si ata… dhe jo si ne!/Ekskluzive.al