osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari, Agroni apo “Babalja”: Kujt varianti do t’i qendrojë PD-ja?

Gazetari, Agroni apo “Babalja”: Kujt varianti do t’i qendrojë PD-ja?

Partia Demokratike dhe dëshmitari i saj Albert Veliu, kanë variante të ndryshme, se kush e regjistroi bisedën e supozuar mes “Babales” dhe Agron Xhafajt.

Fillimisht u tha se përgjimi ishte bërë nga vetë Ervin Salianji.

Më pas, në dëshminë e tij, Albert Veliu deklaroi se biseda ishte bërë nga Agron Xhafaj, për t’i bërë shantazh atij (se pse duhej t’i bënte Xhafaj shantazh atij, kur vetë “Babalja” kishte shkuar tek ai, s’merret vesh).

Por dje ka dalë një tjetër version.

Enkeled Alibeaj ka thënë se përgjimi i bisedës është bërë nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Me këtë që thotë Alibeaj, Agron Xhafaj qenka njeriu më budalla në botë, pasi bënte biseda për trafik droge, në prani të një gazetari!

Por lexoni më poshtë dhe do të habiteni sesi ndryshojnë kryekëput për këtë pikë, deklarimet e Berishës, “Babales’, Alibejat dhe Salianjit.

Përgjimin e bënë ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij.

Albert Veliu

Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj.

Sali Berisha

Po sikur përgjimin ta ketë bërë një gazetar? Do i nxjerrim emrin ne. Mund ta ketë bërë një gazetar. Nuk po themi sot Agron Xhafaj nga ky panel do e fusim në burg. Ne kemi fakte.

Ervin Salianji

Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Gazetari e solli te PD sepse tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohet?

Enkelejd Alibeaj