osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gjenerali amerikan paralajmëron zhvillime të forta në Ballkan, nga “dora e zgjatur” e Putinit përtej Ukrainës dhe rreziku për destabilizim, ja çfarë thuhet për Shqipërinë

Gjenerali amerikan paralajmëron zhvillime të forta në Ballkan, nga “dora e zgjatur” e Putinit përtej Ukrainës dhe rreziku për destabilizim, ja çfarë thuhet për Shqipërinë

Alarmin për rrezikun e një destabilizimi në Ballkan e ka dhënë ditën e djeshme gjenerali amerikan Todd Wolters, që shërben si Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë. Ai raportoi përpara një seance dëgjimore përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, duke thënë se Serbia ka ruajtur qëllimin e saj strategjik për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, duke kërkuar një ekuilibër midis Lindjes dhe Perëndimit.

Wolters përmend edhe Shqipërinë, duke thënë se është pjesë e NATO-s dhe ka mbështetur Ukrainën duke u distancuar nga Putin. Gjenerali tha se Bosnja vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri politike dhe etnike.

Teksa komentoi situatën në vend, Wolters tha se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i rëndësishëm strategjik, ku Rusia dhe tani Kina po përdorin ndikimin për të forcuar tensionet ekzistuese etnike në një përpjekje për të nxitur destabilitetin. Sipas tij, Rusia po përdor presione sociale dhe politike për të parandaluar harmonizimin dhe integrimin euroatlantik të vendeve. “Që nga sulmi rus në Ukrainë, anëtarët dhe partnerët ballkanikë të NATO-s kanë bashkuar forcat e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur vendin e agresuar.

Shfaqja e Kinës si një sponsor alternativ për bashkëpunimin ekonomik dhe të mbrojtjes, në kushte të dyshimta, e prish më tej rajonin”, tha ai. Ai përmendi dhe prezencën e NATO-s në Ballkan.

“Me katër aleatët tanë më të rinj të NATO-s, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kroacinë dhe Shqipërinë, ne kemi zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes në favor të sigurisë kolektive evropiane në krahun jugor të NATO-s,” u shpreh gjenerali amerikan. Wolters tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparim të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet palëve që punojnë për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme. Forca e NATO-s për Kosovën (KFOR) ruan një kontribut të vogël por të rëndësishëm të SHBA-së në forcimin e stabilitetit rajonal. KFOR-i ofron kushtet e nevojshme për një mjedis të sigurt në arritjen e një zgjidhjeje politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Bosnja vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri politike

Ai e përshkroi Bosnjën me një situatë politike të paqëndrueshme politike dhe etnike. “Të inkurajuar nga ndikimi rus, obstruksionistët po kërkojnë autonomi më të madhe për entitetin politik të Bosnjës me shumicë serbe, Republika Srpska, në mënyrë që të dobësojnë autoritetet shtetërore dhe të pengojnë rreshtimin e mëtejshëm me institucionet perëndimore”, raporton ushtaraku amerikan, duke vënë theksin më pas në rolin e Kinës.

Gjenerali nënvizoi dhe afrimin e Kinës me Serbinë. “Kina po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj në këtë rajon kryesisht përmes mjeteve ekonomike. Investimet kineze janë të përqendruara në infrastrukturën e transportit, energjisë dhe informacionit në shkallë të gjerë.

USEUCOM është i shqetësuar për motivet e Kinës, pasi këto nisma i vendosin vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s në një pozitë të palakmueshme dhe ndikojnë negativisht në sigurinë. Për më tepër, Kina vazhdon të zgjerojë lidhjet e saj të mbrojtjes dhe sigurisë me Serbinë, veçanërisht përmes vizitave të nivelit të lartë, shitjeve të armëve dhe stërvitjeve,” tha gjenerali.

Rreziku për destabilizim në Ballkan

Ekzistojnë shumë arsye pse Ballkani Perëndimor e sheh me shqetësim të veçantë luftën që po ndodh në Ukrainë. Nga arsyet gjeopolitike, tek lidhja tradicionale midis Rusisë dhe Serbisë (i vetmi vend evropian bashkë me Bjellorusinë që nuk ka vendosur sanksione kundër Kremlinit), tek lidhjet e Putinit me Milorad Dodik, në Bosnje Hercegovinë, dhe deri tek arsyet ekonomike.

Ballkani është një nga zonat ku Rusia e Putinit ka ndërhyrë më shumë në vitet e fundit. Nga krijimi i një “qendre humanitare ruso-serbe” në Nish në vitin 2012, tek tentativa për grusht shteti në Malin Zi në vitin 2016, dhe protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në të cilin ishte përfshirë si financues një ish-deputet rus. Prandaj, janë të kuptueshme shqetësimet për ndërhyrje të mëtejshme.