osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetarja provokon Ramën me pyetje dhe arsyetim “alla” PD, kryeministri: Pyet pronarin, a jep llogari për vëllanë e tij!

Gazetarja provokon Ramën me pyetje dhe arsyetim “alla” PD, kryeministri: Pyet pronarin, a jep llogari për vëllanë e tij!

Konferenca për median e kryeministrit Rama në aeroportin Nënë Tereza është mbyllur me nervozizëm pas një përplasjeje të tij me një gazetare të Fax News.

Pyetja e gazetares: Si ndiheni kur dy persona që u keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari në arrest shtëpie për trafik droge, dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Edi Rama: Së pari, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla. A do ishte i gatshëm ai pronari juaj, të jepte llogari për vëllanë e tij.

Rama: Më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju më bëtë pyetjen, unë po ju jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë dhe përgjigjja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë edhe në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit. Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta se pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një Ministri, pse duhet të kemi gjithmonë Ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se është nga Ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë.

Gazetarja: Nuk është propagandë se kemi dy ministra të akuzuar për trafik droge… nuk mund të pranoj që të thoni se është propagandë.

Rama: Hajde këtu bëj konferencën e shtypit…