Legjenda se Edi Rama kontrollon drejtësinë është baraz vetëm me një tjetër gënjeshtër të përsëritur prej vitesh nga opozita, që Edi Rama kontrollon gjithë shtypin.
Kur e vërteta është totalisht e kundërta: pjesa më e madhe e drejtësisë ashtu si pjesa më e madhe e shtypit vazhdojnë në realitet të kontrollohen (ose shantazhohen) nga klani i Sali Berishës.
Përralla e treguar deri më tani nga opozita ishte se reforma e drejtësisë ka dorëzuar gjykatës dhe prokurorë në duar të Edi Ramës. Ajo që po ndodh javët e fundit po tregon ekzaktësisht të kundërtën:
1) Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Kushtetuese që mohoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta?
2) Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata e Apelit që coi në burg Saimir Tahirin?
3) Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që nuk heton për pastrim parash dhëndrrin e Sali Berishës pavarësisht miliona eurot e investuara nga një ambientalist i papunë në kompleksin Partizani?
4) Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Administrative që i dhuroi Sali Berishës kontrollin e Partisë Demokratike me një vendim të paprecedentë?
5) Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që arrestoi fillimisht ish-ministrin e tij Lefter Koka dhe tani përgatitet të arrestojë deputetin Alqi Bllako?